Kryetari i VMRO-DPMNE, Hristijan Mickoski mbrëmë nga Shtipi ka folur lidhur me rastin “Monstra” duke akuzuar kryeministrin Zoran Zaev. Ai ka thënë se Zaev ka mashtruar familjarët e fëmijëve që u vranë në Liqenin e Smilkovës, duke i dhënë shpresa të rrejshme se do ta mësojnë të vërtetën e tij.

“Nëse kryeministrit Zaev i vjen shumë keq nga lajmet e rrejshme, atëherë jam i sigurt se familjarëve të fëmijëve të vrarë në Liqenin e Smilkovës do ti vij edhe më keq për gënjeshtrat që ia ka thënë Zaev, që rrinte me ta, i shihte në sy dhe i premtonte se ai është ai që e dinte të vërtetën për vrasësit e vërtetë dhe se ata që i liroi nuk janë, për shkak se bëri pazar për lirimin e tyre…”, theksoi ndër të tjera Mickoski.

Lidhur me këtë rast, prokurorja speciale, Fatime Fetai paralajmëroi se në seancën e 5 shtatorit do të fillojë të publikojë biseda të përgjuara lidhur me këtë rast. Ajo tha se janë 38 mijë biseda të përgjuara dhe porosi SMS të lidhura me rastin e Smilkovës.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

You May Also Like

Vladimir Putin po lufton me kancerin dhe sëmundjen e Parkinsonit, në muajin shkurt kishte bërë një operacion urgjent

Presidenti rus Vladimir Putin ka kancer si dhe simptoma të sëmundjes së…

Boki 13 pohon se nuk ka ndikuar ndaj Janevës dhe nuk ka ditur për “Perandorinë”, e akuzoi Ruskovskën

Se ekziston lënda “Perandoria” morra vesh ditën kur në televizionin tim jehoi…

Vetëm pak minuta pasi LDK e dorëzoi mocionin për rrëzimin e Kurtit, Albulena Haxhiu vjen me kundërpërgjigje

Kanë mjaftuar vetëm pak minuta pasi LDK e dorëzoi mocionin për rrëzimin…

Rreth 50 mijë të vdekur nga COVID-19 në Brazil

Brazili është afër arritjes së shifrës prej 50 mijë të vdekurve nga…

Palmer ose Montgomery pritet që ta zëvendësojnë Grenell në dialogun Kosovë-Serbi

SHBA mes Matthew Palmer dhe Molly Montgomery për të Dërguar të Posaçëm…