“Grupi i zjarrit” përmes një emaili, ka paralajmëruar të gjitha mediat në vend se sot në orën 13:00 pranë hotelit ”Holiday Inn” do të mbajë një konferencë shtyp lidhur me gjendjen politike në vend.

Në këtë konferencë për shtyp do të jenë të pranishëm deputeti Izet Mexhiti, kryetari i Sarajit Blerim Bexheti, ai i Çairit Visar Ganiu, Musa Xhaferi etj.

Ndërsa anëtari i Kryesisë Qendrore të BDI-së, Fatmir Dehari në Click Plus tha se megjithatë nuk është tërmet nëse Mexhiti mbanë konferencë për media, sepse siç tha ai, Mexhiti është nënkryetar i partisë dhe deputet në Kuvend.

“Të nderuara media ju informojmë se anëtarë të Kryesisë Qendrore të Bashkimit Demokratik për Integrim( Izet Mexhiti, Saranda Imeri, Blerim Bexheti, Musa Xhaferi, Visar Ganiu, Nevzat Bejta dhe të tjerë), do të mbajnë konferencë shtypi nesër (27.12.2022) me fillim në ora 13:00, në ”Holiday Inn” (Skala 1).”- thuhet në njoftim.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You May Also Like

Kolumbia: Një objekt i ngjashëm me balonën e rrëzuar në SHBA, është parë në hapësirën tonë ajrore

Ndërkohë që tensionet midis Uashingtonit dhe Pekinit janë të larta për shkak…

RMV: 10 viktima dhe 403 raste të reja me Kovid-19

Gjatë 24 orëve të fundit vendi ka regjistruar 403 raste të reja…

Shaqir Fetai ia llogaritë protokol të dobët Kryeparlamentarit turk Shentop, që nuk e ka paraparë vizitën e “reisit” për t’ia uruar detyrën e falcifikuar në krye të BFI-së

Me rastin e Ditës së Arsimit në Gjuhën Turke, ne Republijën e…

Dhimbje e lot në varrimin e nxënësve në Gllogjan, i dyshuari ende në arrati

Qindra persona kanë marrë pjesë në ceremoninë e varrimit të dy nxënësve…