Kreu i Lëvizjes BESA, Bilall Kasami ka komentuar vizitën e sekretarit amerikan të shtetit, Mike Pompeo në Maqedoninë e Veriut. Sipas Kasamit, Pompeo dha një mesazh të qartë qeverisë e cila nënkuptonte se duhet të luftohet më fuqishëm krimi dhe korrupsioni në vend.

Ja reagimi i plotë i Kasamit;

“Përshëndesim vizitën e Sekretarit të Shtetit, Mike Pompeo në Maqedoninë e Veriut dhe mbështetjen SHBA-ve dhe miqësinë me vendin tonë. Porositë e z.Pompeo ndaj pushtetit ishin shumë të qarta: “Luftë kundër krimit dhe Korrupsionit”. Mesazhi i fuqishëm nga SHBA-të ishte shumë i qartë, duke i’a rikujtuar edhe njëherë qeverisë aktuale se vendi patjetër duhet të luftojë korrupsionin duke mundësuar edhe pjesëmarrjen e ekspertëve të huaj në këtë proces të ballafaqimit me këtë “k ancer” që ka pushtuar të gjitha nivelet e pushtetit. Porositë që i dha z.Pompeo janë mesazhe të një miku dhe aleati të madh, prandaj duhet të merren me seriozitet dhe të veprohet konform sugjerimeve që lehtësojnë rrugëtimin e vendit drejt strukturave euro-atlantike!”, ka shkruar Kasami në Facebook.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You May Also Like

“Mosparaqitja e Ahmetit dhe Grubit si dëshmitarë, vulosi dënimet e përjetshme për herë të dytë”

Gjykata e Apelit në Shkup sot ka konfirmuar vendimin e Gjykatës Themelore…

Bugajski: Nëse rishikohen territoret në Kosovë, shqiptarët e Maqedonisë mund të kërkojnë bashkim me Shqipërinë

Ndërsa pandemia e koronavirusit shqetëson Uashingtonin, administrata e Trump pa dashje po…

Kurti i publikon me emra e foto: Vrasja e Aganit u urdhërua nga këta dy persona

Faton Kurti, kryetar i Republikanëve të Kosovës, ka thënë se vrasja e…

Hallaçi: Kërkoj zbardhjen e rastit të Kumanovës

Ju bejë Apel te gjithë Shqiptarve mbarë kombëtarë për hirë se vertetës…

Avokatja e Grupit të Kumanovës: Qeveria e Albin Kurtit do t’i lirojë djemtë tanë!

Kërkesa për hetim ndërkombëtar të rastit të Lagjes së Trimave të Kumanovës…