Kryetari i BFI-së me Kushtetutë e me rregullore dhe statute të organeve e të institucioneve e ka për detyrë, e ka nën kompetencë të vet, e ka obligim fetar e institucional që t’i vizitojë në format të inspektimit të gjitha organet dhe institucionet, madje pa pasur nevojë për ndonjë “pritje të ngrohtë”! Nuk duhet të jetë qëllim më vete “vizita” dhe “pritja e ngrohtë”, por, përkujdesi profesional që shprehet ndaj organeve dhe institucioneve që janë nën drejtimin e tij suprem

Nga Mahir Rexhepi

Në subkoshiencën e njeriut, është ai “përroi i ndërdijes”, ajo magaze aktive ku deponohen të gjitha dëshirat e zjarrta, të gjitha planet e djallëzuara, të gjitha ato pasione negative, të gjitha ato synime, për realizimin e të cilave duhet një fuqi, një guxim dhe një paftyrësi e jashtëzakonshme. Deri në aktivizimin e këtij “përroi” duhet një shpirt mbinjerëzor, një arrati nga vetëvetja, një moskokëçarje absolute pasi të kesh siguruar se jeta do të të shkojë si në vaj, pa të hyrë gjembë në këmbë!
Kur individi e arrinë këtë stad, rrënimi, shkatërrimi i gjësë është i garantuar dhe rrjedh pa “u vërejtur”, ndodhë “pa u ngritur pluhur”, efekti arrihet pa zhurmë dhe si nëpër terr.
Këtë individ, gjithësesi që do ta gjeni në fizikun dhe në trurin e Shaqir Fetait, këtij farë instalacioni të segmenteve antiislame që e sollën dhunshëm në krye të BFI-së! Ky, organet e BFI-së, institucionet e saj, nuk i llogarit për asgjë, ose, i llogaritë si “monumente” të së kaluarës, të cilët i viziton herë pas here!
Po ai që ka plane ogurmira, që ka mision të qartë, që ka synime për ta arritur devotshmërinë, a guxon që institucionet dhe organet në krye të të cilëve është vënë, qoftë edhe me dhunë, t’i llogarisë si vende që duhet të vizitohen prej tij sa për ta arritur e prekur “kënaqësinë e pritjes së ngrohtë”! Sepse atë nuk e pret askush, askush nuk e fton në asnjë ceremoni kombëtare e fetare, sepse ndjehet i përjashtuar; ndjehet i përjashtuar sepse mendon se bota po punon kundër tij dhe jo se ai nuk është kurrfar autoriteti karizmatik që duhet të gëzojë respekt të gjërë.
Shaqir Fetai shkruan në fb-un e vet, me një stil provencial e me një kërname të denjë për servilët, hiprokritët e snobët, shkruan dhe tregon se e paska vizituar Medresenë ku ia paskan rezveruar një pritje shumë të ngrohtë! Po pse ka nevojë për një vetëkënaqësi të tillë, i mjeri?!
Kryetari i BFI-së me Kushtetutë e me rregullore dhe statute të organeve e të institucioneve e ka për detyrë, e ka nën kompetencë të vet, e ka obligim fetar e institucional që t’i vizitojë në format të inspektimit të gjitha organet dhe institucionet, madje pa pasur nevojë për ndonjë “pritje të ngrohtë”! Nuk është qëllim në vete “vizita” dhe “pritja e ngrohtë”, por, mbi të gjitha, qëllim është përkujdesi profesional që shprehet ndaj organeve dhe institucioneve që janë nën drejtimin e tij suprem!
Aty ku është kryetari heshten të gjitha falënderimet dhe servilizmat e drejtorëve prandaj dhe, falënderimi i të instaluarit në miniaturë, Islam Islamit në krye të Medresesë, që ia ka shprehur për prezencë në institucionin “e vet”, nuk është asgjë tjetër përveçse idiotizëm i skajshëm, siç është po aq e skajshme edhe idiotësia e Shaqir Fetait në shprehjen e falënderimit për pritje të ngrohtë që ia paska rezervuar instalacioni i shpifur, Islam Islami!
Ajo që përgjatë kësaj “vizite” tmerron dhe frikëson deri në lemeri është porosia e Shaqir Fetait që ua paska dhënë profesorëve: “Mendoni lirshëm dhe veproni në shërbim të Medresesë”! Është hile e skuthit Shaqir Fetai i cili të gjithë ata që mendojnë lirisht i ka halë në sy, sepse, në fakt ai kërkon që të gjithë të mendojnë si ai, madje sikur edhe ai mendim të jetë katastrofal! Shaqir Fetai, veçsa nuk u ka thënë “mendoni shlirshëm e vepronin në shërbimin tim” si institucion, si Medrese, si BFI etj.
Profesorët duhet të mendojnë profesionalisht, islamikisht dhe të jenë në shërbim të nxënësve të Medresesë, sepse, ndryshe, nuk ka kurrfarë kuptimi që mendimi i shlirshëm të jetë në shërbim të Medresesë, si objekt! Në shërbim të Medresesë duhet të jetë Shaqir Fetai, menaxheri i përkohshëm, Islam Islami, roja, personeli teknik, por jo dhe profesorët, sepse ata janë vetë Medreseja, prandaj, ata nuk mund të jenë në shërbim të vetëvetes por duhet të jenë në shërbim të medresantëve, këtij kuadri i të ardhmes së islamit dhe i BFI-së, rrjedhimisht edhe si kandidatë potencialë për ta spostuar “reisin”e dhunshëm, Shaqir Fetain.
Shaqir Fetai, gjithnjë kur përpiqet të thotë një mendim të vetin “origjinal”, gjithnjë del qesharak, provincial, demagog dhe hipokrit. Ekipi i tij i angazhuar për piar e për propagandë thjesht e kanë shndërruar në një palaço që po njollosë rëndë edhe vetë personalitetin e institucionit të BFI-së.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You May Also Like

Distancimet telefonike janë hipokrizi

Editorial i Lëvizjes Myslimane për Reforma në BFI Në BFI-në e Shaqir…

Po thonë Asociacion me kompetenca ekzekutive që nuk cenon rendin Kushtetues të Kosovës, por ky është eksperiment për shkatërrimin e shtetit!

Shkruan: Faik Krasniqi / Ky Asociacion është bosnjëzim. E kemi parë që…

Franca dënoi krimin kolonial, a do ta bëjë Serbia të njëjtën gjë?

Shaban Murati / Për herë të parë në 60 vjet, presidenti i…

Pse kaq shumë burra të paaftë bëhen liderë

Përparimi fillon me secilin nga ne. Nëse duam të përmirësojmë nivelin e…