Gjykata Speciale tashmë ka marrë vendim për lirimin e parakohshëm të ish-kryetarit të OVL-UÇK-së, Hysni Gucati nga burgu i Hagës.

Ushtruesi i detyrës së kryetarit të OVL të UÇK-së, Faton Klinaku ka konfirmuar për Telegrafin se Gjykata Speciale ka marrë vendim për lirim me kusht ndaj Hysni Gucatit.

I pyetur nëse vendimi i njëjtë është marrë edhe për Nasim Haradinaj, ai tha se ndaj tij një tjetër vendim pritet të jepet pas dy ose tri muaj.

Po ashtu Telegrafi ka dërguar pyetje zyrës për informim në Gjykatën Speciale, por të njëjtin ende nuk janë përgjigjur.

Ndryshe, ish-drejtuesit e Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së ndodhen në paraburgim në Hagë prej shtatorit të vitit 2020.

Më 18 maj të vitit 2022 ata u shpallën fajtor për pengim të administrimit të drejtësisë dhe u dënuan me nga katër vjet e gjysmë burgim, duke llogaritur kohën e kaluar në paraburgim.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You May Also Like

Ostojiq: Shërbimet sekrete ruse janë të shthurura në Serbi

Gazetari dhe politikani serb Zoran Ostojiq, në një emision televiziv në Beograd,…

Mbi 50 mijë viktima në Turqi dhe Siri, dridhjet e tokës nuk kanë të ndalur

Dridhjet e tokës nuk kanë të ndalur në Turqi. Një tjetër tërmet…

Osmani takohet me Erdogan dhe Stoltenberg në Forumin Diplomatik në Turqi

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani është duke marrë pjesë në Forumin Diplomatik…

Kurti për “The Guardian” thotë se heqja e barrikadave mund të çojë në viktima

Mediumi britanik “The Guardian” ka shkruar për situatën në veri të Kosovës…

Bujar Osmani nuk pajtohet me Izet Mexhitin!

“Nëse nuk ndryshon diçka në BDI dhe në riformatimin e Qeverisë, atëherë…