Angela Merkel ka uruar personalisht kreun e Partisë Social Demokrate, Olaf Scholz, për suksesin e tij në zgjedhje, tregoi të mërkurën zyra e kancelares në largim.

Zëdhënësi i qeverisë Steffen Seibert tha se kryetarja do të vazhdojë të bëjë detyrat e saj derisa të jetë në vend pasardhësi i saj.

“Kancelarja dhe ministrat po bëjnë punën e tyre derisa të marrë pushtetin një qeveri e re federale. Kancelarja do të vazhdojë të kultivojë lidhjet e jashtme, përfshirë udhëtimet jashtë vendit dhe takimet me krerët e shteteve dhe qeverive të vendeve të tjera”, tha zëdhënësi i qeverisë, Steffen Seibert.

Merkel nuk ishte e vetmja që i ofroi urime kandidatit të SPD-së. Armin Laschet nga CDU gjithashtu ka përshëndetur rivalin e tij, i cili pritet ta pasojë Merkelin, raporton DW.

Ndërkohë, Partia Demokratike e Lirë (FDP) ka përsëritur se partneri i saj i preferuar i koalicionit do të ishte CDU i Laschet, dhe jo SPD e Scholz.

Pas bllokut CDU/CSU, të Gjelbrit dhe FDP janë dy partitë e tjera më të votuara pas votimit mbarëkombëtar, dhe do të luajnë rol kyç në përbërjen e qeverisë së re.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You May Also Like

“Mosparaqitja e Ahmetit dhe Grubit si dëshmitarë, vulosi dënimet e përjetshme për herë të dytë”

Gjykata e Apelit në Shkup sot ka konfirmuar vendimin e Gjykatës Themelore…

Bugajski: Nëse rishikohen territoret në Kosovë, shqiptarët e Maqedonisë mund të kërkojnë bashkim me Shqipërinë

Ndërsa pandemia e koronavirusit shqetëson Uashingtonin, administrata e Trump pa dashje po…

Kurti i publikon me emra e foto: Vrasja e Aganit u urdhërua nga këta dy persona

Faton Kurti, kryetar i Republikanëve të Kosovës, ka thënë se vrasja e…

Hallaçi: Kërkoj zbardhjen e rastit të Kumanovës

Ju bejë Apel te gjithë Shqiptarve mbarë kombëtarë për hirë se vertetës…

Avokatja e Grupit të Kumanovës: Qeveria e Albin Kurtit do t’i lirojë djemtë tanë!

Kërkesa për hetim ndërkombëtar të rastit të Lagjes së Trimave të Kumanovës…