Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, ka thënë se ndjehet i nderuar që në gjashtëmujorin e marrjes së detyrës së tij, të gjitha projektet në proces e sipër janë në përputhje të plotë me vizionin tim për Ministrinë e Mbrojtjes dhe Forcën e Sigurisë së Kosovës.

Ai me anë të një postimi në rrjetin social Facebook ka thënë se qëllimet e tij strategjike dhe objektivat operacionale janë në rrugë të sigurt të realizimit të suksesshëm.

“Për të gjitha këto të arritura dhe zhvillime, për këta gjashtë muaj, ju kam njoftuar në vazhdimësi dhe në koherencë të plotë. Për këtë u shprehë mirënjohjen të gjithë zyrtarëve të Ministrisë së Mbrojtjes dhe ushtarakëve e nëpunësve të FSK-së. Gjithashtu, falënderim dhe mirënjohje e veçantë për Zyrën e Bashkëpunimit të Mbrojtjes të Ambasadës Amerikane, Gardës Kombëtare të Iowa-s, Ekipin Këshillëdhënës te NATO-s, homologët e mi, këshilltaret bilateral dhe atashetë e mbrojtjes së vendeve partnere, lidershipin e KFOR-it për mbështetjen e tyre shumë të vlefshme dhe të pakursyer për të këtë periudhë pune të madhe dhe të suksesshme”.

“Ashtu siç kemi punuar fuqishëm përgjatë gjashtë muajve do të vazhdojmë edhe në çdo orë, ditë, javë, muaj e vite të ardhshme. Detyra, Nderi dhe Atdheu janë maksima që më udhëheq mua, stafin e Ministrisë, Ushtarakun e FSK-së dhe Qeverinë e Republikës së Kosovës”.

Ai ka deklaruar se paqja, siguria, stabiliteti dhe prosperiteti i përgjithshëm i vendit dhe rajonit në përgjithësi është detyrimi tij.

“Ndihuni të sigurt sepse bashkë me aleatët tanë jemi për ju gjithmonë. Në çdo kohë dhe rrethanë sepse e ardhmja ka vetëm një alternativë Republikën e Kosovës, shtet i të gjithë qytetarëve të saj, pa dallime të përkatësisë etnike, fetare e racore, shtet demokratik, i pavarur, sovran, me integritet të plotë territorial si dhe me orientim të plotë evropian dhe euroatlantik. Paqja, siguria, stabiliteti dhe prosperiteti i përgjithshëm i vendit tonë dhe rajonit në përgjithësi është detyrim yni dhe i njëjti duhet të jetë i të gjithëve”,ka thënë Mehaj.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You May Also Like

“Mosparaqitja e Ahmetit dhe Grubit si dëshmitarë, vulosi dënimet e përjetshme për herë të dytë”

Gjykata e Apelit në Shkup sot ka konfirmuar vendimin e Gjykatës Themelore…

Bugajski: Nëse rishikohen territoret në Kosovë, shqiptarët e Maqedonisë mund të kërkojnë bashkim me Shqipërinë

Ndërsa pandemia e koronavirusit shqetëson Uashingtonin, administrata e Trump pa dashje po…

Kurti i publikon me emra e foto: Vrasja e Aganit u urdhërua nga këta dy persona

Faton Kurti, kryetar i Republikanëve të Kosovës, ka thënë se vrasja e…

Hallaçi: Kërkoj zbardhjen e rastit të Kumanovës

Ju bejë Apel te gjithë Shqiptarve mbarë kombëtarë për hirë se vertetës…

Avokatja e Grupit të Kumanovës: Qeveria e Albin Kurtit do t’i lirojë djemtë tanë!

Kërkesa për hetim ndërkombëtar të rastit të Lagjes së Trimave të Kumanovës…