Ministri i Mbrojtjes Armend Mehaj, gjatë raportimit të tij para Komisionit për Çështje të Sigurisë dhe Mbrojtjes së Kuvendit të Kosovës ka thënë se janë duke punuar për Ligjin e ri të rezervës vullnetare ushtarake.

Mehaj tha se Kosova duhet t’i ketë 20 mijë rezervistë vullnetarë.

Ai theksoi se janë duke shikuar mundësinë që në shkolla të futet lënda e Sigurisë, Mbrojtjes dhe Paqes.

“Së pari të ju informoj se përmes punimeve ushtarake ndërlidhen çdo veprim me strategjinë. Përmes nevojë se ndryshimit të strategjisë së sigurisë aty është harmonizuar edhe nevoja shtetërore për shërbim ushtarak, një vlerësim që do të bëhet, por unë e kam parë të arsyeshme që si nevojë të jetë edhe Ligji për Rezervë Vullnetare. E shoh se në të ardhmen Kosova duhet të ketë një rezerve vullnetare prej 20 mijë persona që janë në shërbim përmes nevojave dhe t’i ketë stërvitjet e veçanta brenda vitit. Unë kam shikuar mundësinë se si është mundësia e lëndës së Sigurisë, Mbrojtjes dhe Paqes në shkolla që të ketë një edukim prej një moshe nëpër shkolla, qysh e jep njeriu ndihmën e parë, qysh duhet të reagohet në tërmet, navigime. Të gjitha janë në harmonizim me strategjinë e Sigurisë”.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

You May Also Like

Maqedoni e Veriut: 29 të vdekur dhe 561 raste të reja me COVID-19

Ministria e Shëndetësisë së Maqedonisë së Veriut ka bërë të ditur se…

Osmani i quan trishtuese statistikat e dhunës ndaj grave: Kryesit e veprave duhet të dënohen

Nën patronatin e kryeprokurorit të shtetit, Aleksandër Lumezi, sot është hapur “Java…

Spahiu: Takim kortezie mes Kurtit dhe Haradinajt

Analisti politik, Nexhmedin Spahiu, e ka komentuar takimin e sotëm mes kryeministrit…

Ekipi i Kosovës synon medalje në Botëror

Ekipi i Kosovës ka mbërri tashmë në Tokio të Japonisë, ku do…

VV dhe AAK pritet të dorëzojnë ankesë në Supreme

Gjatë së mërkurës Lëvizja Vetëvendosje dhe Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK)…