Megjithë marrëveshjen tregtare të arritur dje mes BE dhe Britanisë, qeveria ka dërguar sot rreth 1000 ushtarë për të ndihmuar rreth 4000 shoferë kamionësh që ende mbeten të bllokuar para hyrjes së portit të Dover drejt Francës, deri në zhbllokimin e procedurave.

Qindra ushtarë u dislokuan si pjesë e operacionit të riatdhesimit të shoferëve pasi kufizimet franceze të Covid-19 ndaluan përkohësisht të gjithë transportin e mallrave nga Britania, deri në marrveshjen e djeshme, në mbrëmjen e Krishtlindejve.

Francezët kërkojnë test negative Covid-19 për çdo shofer kamioni për kalimin e kufirit që prej zbulimit në Angli të variantit të ri mutant të sëmundjes, një javë më parë.

Rreth 1,100 personel ushtarak britanik u dërguan në Kent për të ndihmuar me ushqimin, furnizimin, mjediset higjenike dhe testet Covid të shoferëve të bllokuar.

Fotot dramatike nga autostrada M20 tregonin radhët me dërgesa ushqimore për ta, teksa shumë të tjerë ishin angazhuar në ndihmë të tyre nga biznese dhe qytetarë individualë.

Deri tani më shumë se 700 prej tyre janë lejuar të kalojnë në Francë që prej rihapjes së kufijve dje, ndërsa rreth 5,000 mbeten ende para portit të Dover dhe të parkuar në aeroportin e Manston pranë Dover, që më parë ka qenë bazë ushtarake.

Ministri i Transportit Grant Shapps tha: “Duhet të zgjidhin situatën në Kent, e shkaktuar nga ndalimi i papritur prej qeverisë franceze prej kufizimeve anti-Covid. E di që ka qenë e vështirë për shoferët por do të bëjmë të pamundurën që ata të jenë sa më shpejt në shtëpi”.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

You May Also Like

Rusia tërhiqet nga Këshilli i Evropës

Rusia do të tërhiqet nga Këshilli i Evropës, një mbikëqyrëse e të…

Rusia po përdor mercenarët për të përforcuar vijat e frontit në Ukrainë, thotë Britania e Madhe

Inteligjenca ushtarake britanike tha të hënën se Rusia ka përdorur kontraktorin ushtarak…

Më 25 shkurt protesta para Qeverisë për shkak të krizës me energjinë elektrike

Oda ekonomike për energjetikë dhe kompanitë, më 25 shkurt do të dalin…

Biden mbërrin në selinë e NATO-s në Bruksel

Presidenti i SHBA-ve,  Joe Biden ka mbërritur në Bruksel bashkë me udhëheqësit…

Shtyhet gjykimi për “Monstrën”

Sëmundja e avokatit Asmir Alispahiq, avokat mbrojtës i disa prej të pandehurve…