Vijojnë të jetë të errëta parashikimet dhe deklarimet e ish-presidentit rus, Dmitry Medvedev, i cili aktualisht mban detyrën e zv.presidentit të Këshillit të Sigurisë Kombëtare.

Medvedev zgjodhi të komentonte dhe samitin e NATO që po mbahet në Vilnius, duke thënë se ai nuk po bën gjë tjetër, përveçse po afron Luftën e Tretë Botërore.

“Perëndimi është çmendur totalisht. Nuk mund të bënte ndryshe. Parashikueshmëria në nivele ekstreme, deri në idiotësi. Lufta e Tretë Botërore po afrohet”, u shpreh Medvedev.

Më tej, ish-presidenti deklaroi se operacioni ushtarak do të vijojë me të njëjtin objektiv që synon të ndalojë grupin nazist të Kievit të bëhet pjesë e NATO.

Në ditën e parë të samitit të NATO, krerët e Aleancës u dakorduan për thjeshtëzimin e procesit të pranimit të Ukrainës, duke e anashkaluar Planin e Veprimit të Anëtarësimit.

Por presidenti Zelensky u shpreh i zemëruar me aleancën ushtarake duke thënë se është absurde që vendit të tij nuk i është përcaktuar një afat kohor për marrjen e një ftese për anëtarësim.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You May Also Like

Gjenden mbetje mortore, personi kishte veshje ushtarake dhe emblemë të UÇK-së (FOTO)

Në fshatin Brekoc të Gjakovës në vendin ku janë të varrosur dëshmorët…

SHBA ndërton në Evropë qendër trajnimi për sistemin raketor HIMARS

Ushtria amerikane po planifikon të ngrejë një qendër trajnimi në Evropë për…

Kush mund të aplikojë për ndihmë në pakon e 5-të ekonomike?

Drejtoresha e Drejtorisë për të Ardhura Publike, Sanja Llukarevska në Click Plus…

ShBA-ja po i trajnon ushtarët ukrainas në Gjermani

Departamenti Amerikan i Mbrojtjes po trajnon trupat ukrainase në Gjermani, duke i…

Putin mobilizon në luftë kriminelët

Presidenti nënshkruan dekretin për angazhimin e personave të dënuar por me dënim…