Mafia serbe, e cila veproi, vrau brutalisht, copëtoi, pastaj i varrosi në pjesë, dogj dhe bluajti trupat e njerëzve gjatë viteve ’90-ta, nuk e bëri atë me trupat dhe kufomat nga qërimi i hesapeve të grupeve mafioze, por me trupat e civilëve.

U veprua kështu me trupat e fëmijëve të moshuarve, grave dhe viktimave të tjera të pafajshme të luftës, të kombeve të ndryshme jo serbe.

Siç shkruan gazeta serbe “Danas”, edhe atëherë, sikurse sot, mafia kishte një lidhje të thellë me përfaqësuesit e shtetit, domethënë, shteti doli të ishte organizatori i saj, më saktësisht mbledhësi i vrasësve gjakatarë në formacionet që ata i quanin para-shtetërore, në mënyrë që të fshihnin lidhjen e vet dhe pjesëmarrjen në krime.

Qeveria e atëhershme kriminale e luftës organizoi formacione para -shtetërore për therje, copëtim, prerje trupash me një lidhje tjetër të dukshme dhe paralele me momentin aktual, në të cilin opinioni dëshmon për krimet e grupit mafioz të Veljko Belivuk – me regjistrimin e provave, akteve të vrasjeve dhe brutalitetit me video kamerë, transmeton Telegrafi.

Regjisorët e këtyre skenave të tmerrshme nga ferri, në të cilat, pas vrasjeve brutale, trupat e kufomave, civilë të pafajshëm, janë copëtuar, sjellë në kamionë dhe shpërndarë në varre në të gjithë Serbinë, edhe pse nuk ishin të pranishëm në teren, por nën komandën e tyre tinëzare i kryente armata e vrasësve gjakftohtë, natyrisht ishin zyrtarët më të lartë shtetërorë – Sllobodan Millosheviq, Mirjana Markoviq, Vojislav Sheshel …

Menjëherë prapa tyre, qëndronin krenarë, me dëshirën për t’u ekspozuar sa më shumë në atë realitet të errët kriminal, ishte pikërisht treshja e pushtetit aktual – Aleksandar Vuçiq, Aleksandar Vulin, Ivica Daçiq.

Më tej gazeta serbe shkruan se, për lidhjen e klanit mafioz të Veljko Belivuk me treshen aktuale në pushtet, trashëgimtarët e drejtpërdrejtë, dëshmitarët dhe pjesëmarrësit në kohën e lidhjes së Millosheviqit, Markoviqit dhe Sheshelit me Skorpionët (Akrepët), tigrat e Arkanit dhe kasapët e tjerë pro-serbë, do të vërtetohen faktet në një të ardhme të afërt ose të largët, pavarësisht nga faktet, të cilat tashmë janë shfaqur qartë, e të cilat kanë të bëjnë me marrëdhëniet midis këtyre pushtetarëve gjakpirës dhe publikut (të cilën e formësojnë duke abuzuar me mediat, si pushteti aktual ashtu edhe pushteti i viteve 90’ta), sipas dokumenteve video dhe audio, prova të regjistruara të krimeve.

Kohët e fundit kemi mundur të dëgjonim si një shpjegim dhe përpjekje për të justifikuar veprimin e Aleksandar Vulinit, ministrit të Brendshëm – transmetimit me trupa të prerë dhe kufomave të shkaktuara në përplasjet mafioze të klanit Belivuk me të tjerët.

Siç tha presidentja e Rrjetit Elektronik të Mediave, Olivera Zekiq, transmetimi i këtyre skenave nga ferri para një publiku shumëmilionësh kishte një funksion edukativ. Duke pasur parasysh se këto janë sinjale gjithnjë e më të forta dhe tregues se këta vrasës brutalë u rritën dhe u zhvilluan pothuajse me regjimin e Aleksandar Vuçiq, mbase ky karakter edukativ është shteruar në synimin e regjimit që shoqëria të ballafaqohet dhe të merret me armiqtë e saj brenda rrethit mafioz dhe ta përcaktojnë qartë atë në realitetin e kufomave të copëtuara në anën e vet, transmeton Telegrafi.

Sidoqoftë, nëse e injorojmë këtë rezultat dhe përshkrim gjithnjë e më real të realitetit lokal socio-politik dhe pretendojmë se janë njerëzore dhe normale këndet civilizuese të vëzhgimit janë akoma të mundshme, mbi shpjegimin e shfaqjes së fundit të filmimeve të kufomave nga përballja mafioze si edukative, mund të shihet si një çështje e një natyre edukative, gjithashtu.

Kjo pyetje i referohet asaj që quhet në shkencë – ballafaqimi me të kaluarën kriminale të luftës, drejtësinë kalimtare. Duke dalë nga shoqëria nga narrativa kriminale dhe duke shenjtëruar realitetin në të cilin individët në emër të popullit, kryen masakrat më të egra ndaj popujve të tjerë.

Ndryshe, para më pak se një vit, në guroren “Kizhevak” në Komunën e Rashkës afër kufirit me Kosovën, u zbulua lokacioni i pestë në Serbi, ku u gjetën eshtrat e civilëve shqiptarë të vrarë gjatë luftës në Kosovë në 1999.

Synimet edukative të qeverisë aktuale, e cila, përsëri në thelb përbëhet nga njerëz të cilët gjatë luftës dhe kohës së varrezave masive frymëzuan politikisht, nxitën dhe mbështetën në mënyrë aktive vrasjet masive – Aleksandar Vuçiq, Ivica Daçiq dhe Aleksandar Vulin – nuk u treguan në këtë shembull.

Për gati dy dekada më vonë, që nga vrasja e kryeministrit Zoran Gjingjiq (gjatë qeverisjes së të cilit u zbuluan shumica e varrezave masive, qytetarët serbë nuk kanë pasur mundësinë të shohin trupat e copëtuar dhe kufomat e civilëve të shpërndarë në varreza në të gjithë Serbinë, në mënyrë që të përballeshin dhe kuptonin se çfarë mizorishë janë kryer në gjithë Serbinë në emrin e tyre, me një qëllim edukativ – për të mos lejuar më kurrë që ata të qeverisen nga monstra si ata që janë përsëri në pushtet sot.

Nga viti 2001 e deri më sot, në territorin e Serbisë janë zbuluar katër lokacione me varre masive me 941 trupa të shqiptarëve të vrarë në Kosovë.

Sipas të dhënave të UNMIK-ut nga Zyra për Personat e Zhdukur, 744 trupa u zbuluan në Batajnicë afër Beogradit në 2001. Në të njëjtin vit, 61 trupa u gjetën në Petrovo Selo në Serbinë lindore.

Në vitin 2001 një varr masiv me 84 trupa u zbulua te Liqeni  Peruçac. Varreza e fundit masive u zbulua në vitin 2013 në Rudnicë në jugperëndim të Serbisë, në afërsi të vendkalimit kufitar Jarinje midis Serbisë dhe Kosovës. Eshtrat e 52 personave u gjetën në të.

Trupat e viktimave civile të luftës, gjenocidit dhe krimeve më brutale të luftës të kryera nga forcat serbe, shtetërore apo shtetërore, janë të shpërndara në gjithë ish -Jugosllavinë.

Trupat e prerë dhe të copëtuar janë ende duke u gërmuar dhe po zbulohen vendet ku ishin varrosur.

Ata jo vetëm që nuk janë treguar para një audience multimilionëshe për shkak të edukimit të qytetarëve dhe ballafaqimit me të kaluarën kriminale të luftës, por ekzistenca e tyre është mohuar ose justifikuar me narrativën e krimit të luftës, përkatësisht nga patriotizmi i pretenduar.

Ndoshta shembulli i vetëm në të cilin publiku serb mund të fillonte dhe të hidhte hapin në procesin e edukimit dhe ballafaqimit ishte në vitin 2005 kur Jeffrey Nice, prokurori në gjyqin kundër Slobodan Millosheviqit, publikoi një video në Gjykatën e Hagës ku shihej se si Akrepat (Skorpioni) vranë gjashtë djem myslimanë në mënyrë mizore nga pas.

Ishte shembulli më drastik i ballafaqimit me krimet e kryera kundër boshnjakëve.

Ishte gjithashtu hera e vetme që një audiencë milionëshe u përball me regjistrime të tilla, sepse u transmetua në pothuajse të gjitha televizionet me mbulim masiv.

Sot, 16 vjet më vonë, publiku serb po përballet jo me të kaluarën, por, mbi të gjitha, me realitetin, sepse trashëgimtarët e politikës që copëtuan dhe bluan trupat e civilëve gjatë luftës transmetojnë pamjet e kufomave të dala përsëri nga kuzhina dhe mulliri i bluarjes së mishit të partnerëve të tyre të deridjeshëm, monstrumë, kurse sot armiq të zemëruar, të cilët i arrestoi dhe burgosi. /Telegrafi/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You May Also Like

“Mosparaqitja e Ahmetit dhe Grubit si dëshmitarë, vulosi dënimet e përjetshme për herë të dytë”

Gjykata e Apelit në Shkup sot ka konfirmuar vendimin e Gjykatës Themelore…

Bugajski: Nëse rishikohen territoret në Kosovë, shqiptarët e Maqedonisë mund të kërkojnë bashkim me Shqipërinë

Ndërsa pandemia e koronavirusit shqetëson Uashingtonin, administrata e Trump pa dashje po…

Kurti i publikon me emra e foto: Vrasja e Aganit u urdhërua nga këta dy persona

Faton Kurti, kryetar i Republikanëve të Kosovës, ka thënë se vrasja e…

Hallaçi: Kërkoj zbardhjen e rastit të Kumanovës

Ju bejë Apel te gjithë Shqiptarve mbarë kombëtarë për hirë se vertetës…

Avokatja e Grupit të Kumanovës: Qeveria e Albin Kurtit do t’i lirojë djemtë tanë!

Kërkesa për hetim ndërkombëtar të rastit të Lagjes së Trimave të Kumanovës…