Që kur u instalua Shaqir Fetai në krye të BFI-së, ky farë abdalli si dhe organet-marioneta të tij, më tepër raportuan në shërbimet intelegjente të vendit e të huaja (kryesisht serbo-ruse) se sa që raportuan në Rijaset para organeve të BFI-së

Nga Valbon Osmani

Këto ditë, në një shkrim u shtrua edhe një problem shumë interesant: A e keni parë ndonjëherë Shaqir Fetain të kryej ndonjë detyrë që kur u instalua nga qarqet antiislame në krye të BFI-së? Vërtet, a e di Shaqir Fetai se cilat janë detyrat e tij, qoftë shoqërore, qoftë kushtetutare apo programore? Nuk i di dhe as që dëshiron t’i dijë, sepse, ai ka pranuar të instalohet vetëm sa për ta shijuar kënaqësinë e të qenit “reis” (prej udbashi në “reis”?!)
Shaqir Fetai nuk erdhi për të kryer detyra institucionale sipas Kushtetutës së BFI-së, sepse, që në fillim e shkeli Kushtetutën dhe fuqishëm foli: nuk më intereson kjo Kushtetutë, sepse, vetëm përtej kushtetutshmërisë mund të shkatërrohet Institucioni i BFI-së! Kjo është detyra primare dhe e vetme e Shaqir Fetait. Ai nuk i ka obligim as teologëve, as myslimanëve, sepse asnjëra dhe as tjetra shtresë nuk e zgjodhën për “reis” porse ai u imponua, sepse u kishte dhënë fjalë pundhënësve të vet se do t’i bëjë pikë e pesë si shoqërinë shqiptare ashtu edhe shoqërinë myslimane të vendit.
Shaqir Fetai nuk njeh detyra programore, sepse ai u instalua, ai nuk erdhi me aklamacion falë programit të vet! Ai as që di se çfarë është programi, ai ka hedhur disa pika adoleshente në letër dhe mendon se kështu duhet të duket programi i një Institucioni tepër serioz dhe i rëndsishëm. Me program shpëtohet Institucioni, pa program shkatërrohet, dhe, fatkeqësisht, realizohet synimi i vetëm i Shaqir Fetait,
Çfarë pune ka bërë deri më sot Shaqir Fetai që kur u instalua nga qarqet antiislame në krye të BFI-së! Shaqir Fetai për këtë periudhë sa është duke e ushtruar rolin e marionetës antiislame përveçse që ka pritur e përcjellë njerëz të kotë, sa për të bërë ndonjë “lajm”, përveçse që ka shkuar në ndonjë shtëpi për ngushëllim sa për interes personal, në ndonjë syneti, në ndonjë festë familjare për lindje të fëmijëve, punë tjetër me peshë e me rëndësi nuk ka kryer. Sepse, edhe nuk di por, edhe sikur të dijë, nuk guxon nga punëdhënësit e vet!
Shaqir Fetai përveçse që e ka bishtin e kapur me derë, përveçse është i kapur nga elementë të dyshimtë për fenë islame, ai edhe vuan, e ka kompleks, tmerrohet e ngelë pa fije vullneti sa herë që t’i kujtohet mënyra se si e largoi ish-reisin e vet për t’ia zënë vendin dhe për t’i përligjur të gjitha ata projekte kombëtare e fetare që ishin ngritur me decenie e me shumë mund nga strukturat pararendëse në BFI! Ai këto ditë ka menduar seriozisht që t’i kërkojë hallallëk ish-reisit për tradhëtinë që ia bëri dhe për thikën që ia nguli pas shpine. Ai nuk është rehat!
Shaqir Fetai gjatë kësaj periudhe dyvjeçare asgjë nuk ka bërë, ndërsa kjo periudhë do të mbahet në mend si kohë kur kanë ndodhur shumë gjëra të trishta kundër fesë sonë dhe kundër myslimanëve të vendit, kohë kur u regjistruan dhe u institucionalizuan sekte e religjione që veprojnë në emër të islamit, kohë kur u fragmentarizua uniteti i deridjeshëm i myslimanëve të vendit, kohë kur u ndërtuan “xhami” personale, kohë kur e troshiti pa insaf vakëfin, kohë kur u shpenzuan për qejfe e lezete të gjitha letrat në vlerë që, në fakt, ishin vakëf! Kohë kur për herë të parë në historinë e BFI-së si dhe të Medresesë ISA BEU nxënësit e saj protestuan kundër parisë fetare!
Që kur u instalua Shaqir Fetai në krye të BFI-së, ky farë abdalli si dhe organet-marioneta të tij, më tepër raportuan në shërbimet intelegjente të vendit e të huaja (kryesisht serbo-ruse) se sa që raportuan në Rijaset para organeve të BFI-së.
Si kurrë më parë ka rënë në mënyrë drastike interesimi për t’u shkolluar në Medresenë Isa Beu, sepse, pas kryerjes së kësaj shkolle profesionale, nxënësit nuk mundën të regjistrohen në asnjë fakultet, madje as në Fakultetin e Shkencave Islame! A ka ndodhur kjo përpara! Kurrë! Shteti nuk e njeh Medresenë! Shaqir Fetai manipulon edhe më tej me prindërit dhe me nxënësit, sepse, i duhen këta nxënës, pa këta nxënës i bie përdhe buxheti, nuk ka mjete nga participimi për shkollim, nuk ka fitra dhe zeqat, nuk ka kurbanë e kontribute të tjera! Shaqir Fetai problemin e vet e hedh në Kuvendin e Maqedonisë së Veriut! Mendon se ky organ shtetëror është kompetent për t’ia zgjidhur problemet.
Nuk mund të zgjidhet ky problem përderisa problemi kryesor është vetë Shaqir Fetai!
Në kuvend nuk avancohen shkollat fetare, në Kuvend miratohen ligje, ndërrohet Kushtetuta, ndërrohet sistemi sekular i shtetit në atë gjysëm sekular apo në fetar!
Medresja akreditohet vetëm me vendim qeveritar! Brenda sistemit shtetëror aktual nuk ka shans tjetër, përveçse vendimit qeveritar! Ndërsa qeveria mund të sjellë vendime të këtilla vetëm pasi të “kërcënohet” seriozisht nga paria fetare!
Një “mëkat” të tillë nuk guxon ta bëjë Shaqir Fetai. Prandaj, Shaqir Fetai do të ishte më i lumtur që të mëkatojë me nxënësit e Medresesë se sa me pushtetin! Shaqir Fetai do të ishte më i lumtur të përgëdhelet nga pushteti maqedonas, se sa të respektohet nga gjeneratat e reja të hoxhallarëve. Zatën ai është mjeshtër për t’u tallur me hoxhallarët. Ai edhe kur është i “mëshirshëm” dhe “serioz” me hoxhallarët, ai në fakt tallet me ta! Shaqir Fetai hoxhallarët i do sa për t’ia mbajtur ison në tërë atë hajni, në tërë atë shkatërrim, në tërë atë degradim dhe në tërë atë amatorizëm që po e ushtron mbi Institucionin e vetëm fetar islam në vend. Shaqir Fetait i duhen hoxhallarët sa për ndonjë “lajm” pasi ta pijnë çajin me të, sa për ta shoqëruar në dreka e darka, kryesisht nëpër familjet e varfëra e të painformuara. Në ato familje myslimane që e dinë se kush është Shaqir Fetai, nuk mund të futet brenda as me ushtrinë e rusit!
Shaqir Fetai ka shkaktuar aq dëme, ka devijuar aq shumë nga misioni i institucionit fetar, ka sjellë aq shumë telashe, ka rrënuar aq shumë suksese paraprake sa, cilado strukturë që do të vie pas tij, do t’i duhet që të kalojë decenie e decenie për ta rimëkëmbur BFI-në, për t’ia rikthyer atë peshë, atë status dhe atë rëndësi që e ka pasur përgjatë historisë, do të duhet aq shumë kohë për t’i sanuar të gjitha defektet që i ka shkaktuar për këtë kohë Shaqir Fetai me budallallëkun e vet!
Shaqir Fetai, si Rankoviqi, mund të shkojë e të futet në çdo shtëpi shqiptare, t’ua hajë edhe bukën dhe t’ua përmbysë sofrën, asnjë prej shqiptarëve nuk do t’ia mbyllë derën, sepe, është në traditën e shqiptarit që ai që troket në derë, të futet edhe brenda! Por ama, a falë myslimani i ketyre trevave, a falë shqiptari? Kurrë jo! Nëse sot nuk mund t’i bëjnë asgjë, të paktën, brez pas brezi do ta mësojë e do ta njohë si Haxhi Qamilin, si spiunin, si tradhëtarin, si manipulantin e pështirosur që e keqpërdorte fenë së bashku me honxhobonxhot e vet që ia lakmojnë profesionin primar Shaqir Fetait – atë të kodoshllëkut!

Leave a Reply

Your email address will not be published.

You May Also Like

Maqedonia e Veriut – zgjedhjet presidenciale

Xhelal Zejneli Sipas Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve, lista e votuesve në Maqedoni…

Putanëria e Dr. Qani Nesimit

Kur u kumtua rezultati i zgjedhjeve të “reisit”, kundërkandidati i Shaqir Fetait,…

Hallaçi: BASHKËKOMBAS TASH ËSHTË KOHA !!!

BASHKËKOMBAS TASH ËSHTË KOHA !!! Kombi Shqiptar meriton më shum, për të…

Intelektualët e marrëzisë

Shkruan: Sulejman Mehazi / Keni vënë re, sot, sa të heshtur e…