Me urdhër të Speciales i është konfiskuar telefoni Arben Mustafës, vëllait të ish-komandant Calit.

Këtë e ka bërë të ditur avokati i Mustafës, Betim Shala.

Shala tha se klienti i tij nuk ka kryer ndonjë vepër penale e as pengim të administrimit të drejtësisë.

Sipas tij, telefoni i është konfiskuar sot në bazë të dyshimit për kryerje të veprës penale të pengimit të drejtësisë.

“Po, i është konfiskuar telefoni. Ekziston dyshimi i kryerjes së veprës penale dhe është bërë në bazë të urdhëresës së gjykatës së Dhomave të Specializuara. Bëhet fjale për pengim të drejtësisë. Prokuroria do të bëjë ekzaminimin këtij telefoni dhe në bazë të rezultateve do të rezultoi a mbështetët ai dyshim apo jo, për çka unë besoj që nuk ka me u vërtetu ai dyshim. Aq sa kam unë informata nuk besoj që klienti im Arben Mustafa ka kryer ndonjë vepër penale, por as pengim të drejtësisë”, ka thënë Shala.

Në dhjetor të vitit të kaluar Gjykata Speciale e ka dënuar në shkallë të parë Salih Mustafën më 26 vjet burg pasi është shpallur fajtor për akuzat për krime të pretenduara të luftës.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You May Also Like

Policia arreston katër banorë të Banjicë së Epërme

Dje rreth orës 15.00 në atarin e fshatit Banjicë e Epërme të…

Osmani: Ftoj organet e rendit për zbardhje të rastit të kësaj vrasje të dyfishtë në Pejë

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka shprehur ngushëllime për vrasjen e dyfishtë…

Zelensky falënderon BE-në për ndalimin e naftës ruse

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, ka falënderuar Bashkimin Evropian për ndalimin e shumicës…

Osmani: S’mund të flasim për dialog me Serbinë, derisa njerëzit na vdesin nga mungesa e vaksinave

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani ka thënë sot se nuk…

Borrell për bisedën që zhvilloi me Kurtin: Stabiliteti dhe siguria në Ballkan tani edhe më e rëndësishme

Përfaqësuesi i lartë i BE-së për Punë të Jashtme dhe Siguri, Josep…