Numri i satelitëve aktivë të Turqisë, e cila është një nga 30 vendet që posedon satelitë, u rrit në shtatë pas aktivizimit të djeshëm të satelitit TÜRKSAT 5A.

Sipas informacioneve të përpiluara nga Anadolu Agency, Turqia deri më tani kishte gjashtë satelitë aktivë, prej të cilëve tre satelitë komunikimi (TÜRKSAT 3A, TÜRKSAT 4A, TÜRKSAT 4B) dhe tre satelitë vëzhgimi (GÖKTÜRK-1, GÖKTÜRK-2 dhe RASAT).

TÜRKSAT 1A, i cili ishte sateliti i parë provë për komunikim i Turqisë, u lëshua në hapësirë me 24 janar 1994, por për shkak të një defekti në raketën lëshuese ai ra në oqean pas 12 minutave e 12 sekondave.

Turqia vazhdoi investimet e saj në teknologjitë satelitore dhe më 10 gusht 1994 ajo zuri pozicionin e saj në hapësirë me satelitin TÜRKSAT 1B, shkruan AA.

Sateliti TÜRKSAT 5A, pas proceseve të prodhimit dhe fazave të testimit nga AIRBUS D&S iu dorëzua zyrtarëve të TÜRKSAT më 2 tetor të vitit të kaluar në gjendje të gatshme për t’u lëshuar.

Sateliti, prodhimi i të cilit filloi në kompleksin e AIRBUS në qytetin Toulouse të Francës pas marrëveshjes së nënshkruar në vitin 2017, u dërgua në qendrën e lëshimit në Cape Canaveral të kompanisë SPACE X në Florida, SHBA. Sateliti i ri TÜRKSAT 5A, i cili u lëshua në hapësirë më 8 janar në orën 05:15, dha sinjalin e tij të parë 35 minuta pas lansimit.

TÜRKSAT 5A ka një sistem shtytës plotësisht elektrik dhe më 4 maj u vendos në orbitën e tij në gjatësinë “31 gradë në lindje” pasi u kryen të gjitha kontrollet e orbitës dhe të nënsistemeve nëpërmjet stacioneve.

Numri i satelitëve aktivë të Turqisë në hapësirë u rrit në shtatë, pasi TÜRKSAT 5A u funksionalizua nëpërmjet një ceremonie në të cilën mori pjesë edhe presidenti Recep Tayyip Erdogan.

Sateliti me jetëgjatësinë manovruese do të sigurojë të drejtat e frekuencës dhe orbitës për 30 vjet në orbitën 31 gradë në lindje.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You May Also Like

“Mosparaqitja e Ahmetit dhe Grubit si dëshmitarë, vulosi dënimet e përjetshme për herë të dytë”

Gjykata e Apelit në Shkup sot ka konfirmuar vendimin e Gjykatës Themelore…

Bugajski: Nëse rishikohen territoret në Kosovë, shqiptarët e Maqedonisë mund të kërkojnë bashkim me Shqipërinë

Ndërsa pandemia e koronavirusit shqetëson Uashingtonin, administrata e Trump pa dashje po…

Kurti i publikon me emra e foto: Vrasja e Aganit u urdhërua nga këta dy persona

Faton Kurti, kryetar i Republikanëve të Kosovës, ka thënë se vrasja e…

Hallaçi: Kërkoj zbardhjen e rastit të Kumanovës

Ju bejë Apel te gjithë Shqiptarve mbarë kombëtarë për hirë se vertetës…

Avokatja e Grupit të Kumanovës: Qeveria e Albin Kurtit do t’i lirojë djemtë tanë!

Kërkesa për hetim ndërkombëtar të rastit të Lagjes së Trimave të Kumanovës…