Po mbushen 24 vjet, nga dita e Mobilizimit të dhunshëm në Tërnoc, kur gjatë 23 e 24 prillit të vitit 1999), Ushtria ish jugosllave beri dëbimin e tërnocasve nga shtëpitë e tyre me dhunë, duke i dërguar te vendi i quajtur “Zidi” mbi Tërnoc, pa dallim moshe e gjinie: fëmijë, pleq, gra e burra, të sëmurë e të paralizuar, si dhe shpërndarjen e ftesave për mobilizimi të dhunshëm gjatë fushatës ajrore të NATO-s.
Ftesa për mobilizim erdhi pikërisht pasi Ushtria Jugosllave u vërtetua se Tërnoci ishte i palëkundur në rrugën e qëndresës për t’i mos i braktisur vatrat stërgjyshore. Këtë stoicizëm qytetarët tërnocas e treguan edhe pas një varg provokimesh nga radhët e pushtetit ushtarak qoftë përmes kërcënimeve, bastisjeve, qoftë përmes nxjerrjes me dhunë nga shtëpitë dhe dërgimi mbi fshat te vendi i quajtur “te Muri”.

Bujanoci dhe Presheva, ishin kthyer me sy e veshë nga Tërnoci. Pritnin kolonat e të zhvendosurve, për të ikur në Maqedoni dhe më larg, por ja që ndodhi Mobilizimi dhe të mobilizuarit i dhanë fund eksodit të tmerrshëm.
Lidhur me këto ngjarje sa trishtuese po aq edhe krenare jo vetëm për tërnocasit, që u bënë ballë këtyre sfidave, morëm një prononcim nga personazhi i gjallë i atyre ndodhive të cilat nuk harrohen kollaj, e ai është prijësi i të mobilizuarve Myftiun Nexhmedin Saqipi, tani Reis-I- Ulema të Bashkësisë Islame në Serbi, i cili asokohe vullnetarisht u vu në ballë të kolonës me tërnocasit e mobilizuarve.
“23 e 24 prilli i vitit 1999, nuk mund të harrohet lehtë nga ata që e përjetuar tmerrin e një mobilizimi të dhunshëm, i cili për banorët e Tërnocit me rrethinë ishte një sinonim i frikës, tmerrit dhe dhunës së paparë. Me qindra e mijëra tërnocas jashtë dëshirës së tyre i braktisën shtëpitë për t’u vendosur të vendi i quajtur “Zidi”, mbi Tërnoc, të cilët nuk e dinën se çka mund t’i priste. Të mobilizuarit e dhunshëm ishin ata që i thanë “Stop!” shpërnguljes së popullatës për Maqedoni siç ndodhi me preshvarët dhe të tjerët”, u shpreh Myftiu Saqipi.
Në vazhdim, ai, nuk la përmendur edhe nevojën e shënimit të përvjetorit të mobilizimit të dhunshëm në mënyrë institucionale, ngase ngjarjet e prillit të atij viti, kanë lënë gjurmë të pashlyeshme në kujtesën e qytetarëve. Pa e përkujtuar të kaluarën, nuk mundemi me e ndërtuar të ardhmen”, tha mes tjerash Reis-I- Ulema i Bashkësisë Islame në Serbi. Myftiu Nexhmedin ef. Saqipi, për Jetapress.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You May Also Like

Kurti për vizitë zyrtare në Vjenë, pritet nga kancelari austriak

Kryeministri i Kosovës Albin Kurti, do të qëndrojë për një vizitë zyrtare…

Qeveria e RMV konferencat për shtyp do t’i mbajë pa gazetarë

Qeveria prej sot do të mbajë konferenca për shtyp pa praninë e…

Pentagoni: Kina nuk është në gjendje ta pushtojë Tajvanin

Kryetari i Shtabit të Përgjithshëm të Shteteve të Bashkuara, Mark Milley, thotë…

Lloji britanik i COVID-19 vazhdon me shpërndarjen në Maqedoni, Prilepi dhe Kavadari ndër qytetet më të prekura

Qyteti i Prilepit dhe Kavadrit kanë numrin më të lartë të a…

Rusia bllokon aksesin në Facebook dhe Twitter

Rregullatori rus i mediave kufizoi qasjen në rrjetin social Twitter pasi bllokoi…