Zjarri që shpërtheu të mërkurën, më 8 shtator, në spitalin modular në Tetovë, ku humbën jetën 14 persona dhe 12 u lënduan, ka ngritur pyetjen për kushtet dhe trajtimin e pacientëve. Ibin Emshiu, i cili humbi vëllain dhe babain nga tragjedia për Nistori shprehet se është detyruar të vijë nga Italia që të kujdeset për babain. Ai thotë se drejtësinë do ta kërkojë edhe në organet kompetente në Itali, sepse familjarët që vdiqën posedonin edhe dokumentacion të shtetit italian. Madje për paraqitjet e tij publike ai është kërcënuar këto ditë me vdekje.

“Baba erdhi prej Italie në Maqedoninë e Veriut për pushime me PCR test negativ, por dy ditë më vonë ai u infektua në Maqedoni. Ka qenë në gjendje të rëndë shëndetësore. Unë isha në Itali, por familjarët e mi e kanë thirrë ndihmën e shpejtë, por nuk ka ardhë dhe u kanë thënë prej atje se nuk kanë shtretër të lirë. Por, ne nëpërmjet një shokut i cili punon në spital, ku ai doktori e ka organizuar që babën ta pranojnë urgjentisht në spital, sepse ndryshe nuk kemi mund”, shprehet Emshiu për Nistori.

Nistori: Si kanë qenë kushtet dhe trajtimi në spitalin modular në Tetovë?

Ibin Emshiu: Ai spital nuk i kishte as kushtet minimale, nuk kishte personel të mjaftueshëm dhe jam detyruar unë të vij nga Italia dhe të kujdesem vetë. Me nder qofshi, m***n dhe sh***n e kam pa tu dal prej WC-ve. Kush mbrinte hynte aty. Nuk kishte asnjë rregull dhe nuk respektoheshte asnjë protokoll. Unë këto sende i kam incizu me telefon, ato video do t’i jepen prokurorisë së shtetit italian. Sepse ata kanë pas sigurime dhe dokumentacion të Italisë. Unë këtë punë nuk e lë këtu, do ta çoj punën deri te institucionet e Italisë. Drejtësia duhet të shkoje deri në fund. Unë këto ditë kam qenë i kërcënuar në rrjetet sociale dhe më kanë shkruar se “ke kujdes, se mund të jesh i vramë”. Unë edhe plumbin da ha, sepse e foli realiteti dhe drejtësinë çka kam pa. Madje, unë tani kam filluar të frikësohem që mos bëhet diçka edhe me mua.

Përndryshe, Qeveria e Maqedonisë së Veriut, ka kërkuar nga BE-ja dhe NATO-ja ndihmë ekspertësh për një hetim sa më të shpejtë ndërkombëtar dhe të qartësohet gjithçka lidhur me këtë rast. /Nistori/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You May Also Like

“Mosparaqitja e Ahmetit dhe Grubit si dëshmitarë, vulosi dënimet e përjetshme për herë të dytë”

Gjykata e Apelit në Shkup sot ka konfirmuar vendimin e Gjykatës Themelore…

Bugajski: Nëse rishikohen territoret në Kosovë, shqiptarët e Maqedonisë mund të kërkojnë bashkim me Shqipërinë

Ndërsa pandemia e koronavirusit shqetëson Uashingtonin, administrata e Trump pa dashje po…

Kurti i publikon me emra e foto: Vrasja e Aganit u urdhërua nga këta dy persona

Faton Kurti, kryetar i Republikanëve të Kosovës, ka thënë se vrasja e…

Hallaçi: Kërkoj zbardhjen e rastit të Kumanovës

Ju bejë Apel te gjithë Shqiptarve mbarë kombëtarë për hirë se vertetës…

Avokatja e Grupit të Kumanovës: Qeveria e Albin Kurtit do t’i lirojë djemtë tanë!

Kërkesa për hetim ndërkombëtar të rastit të Lagjes së Trimave të Kumanovës…