Gjykata e Tiranës ka dhënë masën e sigurisë “arrest me burg” për Liridon Pekën, i cili akuzohet për mashtrimit kompjuterik.Sipas Prokurorisë, Peka dhe një person tjetër i paidentifikuar kanë hakuar profile në Facebook të disa shtetasve nga Kosova. Më pas, ata iu shkruanin të afërmve të këtyre personave duke iu thëne: Jam sëmurë. Më çoni 1 mije ose 1 e 500 euro sepse nuk dal dot nga spitali se jam rëndë.Ata iu kërkonin t’i dërgojnë paratë online. Peka ishte në arrest shtëpie që në qershor për të njëjtat dyshime. Tërheqjen e parave e kanë bërë të afërm të një burri 85-vjeçar. Nipi i të moshuarit, nusja e nipit, vëllai dhe dy shokë, 9 veta në total.Një shtetas nga Kosova kishte denoncuar në Prishtinë që kishte marrë nipin dhe i ka thënë që a i ke tërhequr lekët, por ai i ka thënë jo, kujdes se je mashtruar.Avokati i Pekës, Tefik Sulejmani, pretendon se prokuroria nuk ka asnjë provë që të lidhë klientin e tij me mashtrimin e pretenduar./A2CNN

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You May Also Like

Tërmet në Maqedoninë e Veriut

Sot në orën 09:11 është ndjerë tërmet në Maqedoninë e Veriut. Tërmeti…

Për herë të parë pas 49 ditësh, të moshuarit në Turqi shijojnë lirinë

Të moshuarit në Turqi u lejuan të dalin nga shtëpitë e tyre…

Kreu i Inteligjencës ruse: Fati i Rusisë do të vendoset në ditët në vijim

Kreu i Inteligjencës së Jashtme ruse, ka thënë se fati i vendit…

Statistika përgatit metodologjinë e regjistrimit, do të angazhohen rreth 6 mijë persona

Enti Shtetëror i Statistikës do të përmbyll së shpejti përgatitjen e Metodologjisë…

Zyrtarët afganë kundër largimit të trupave amerikane nga Afganistani

Zyrtarët afganë kanë kritikuar ashpër tërheqjen e pakushtëzuar të forcave amerikane nga…