Më 19 gusht është caktuar seanca e Kuvendit të Malit të Zi në të cilën duhet votuar iniciativa për mosbesimin e Qeverisë së 43-të të Malit të Zi.

Seanca e gjashtë e jashtëzakonshme në vitin 2022 do të mbahet më 19 gusht (e premte) 2022, raporton rtcg.

“Seanca do të mbahet në ndërtesën e Kuvendit të Malit të Zi, me fillim nga ora 11:00”, është mesazhi që deputetët kanë marrë nga Shërbimi Profesional i Kuvendit të Malit të Zi.

Kujtojmë se më herët gjatë ditës së sotme kryetarët e grupeve parlamentare të DPS-së, SDP-LP-së, SD-së dhe DUA-së kanë dorëzuar në Kuvend një iniciativë për votëbesimin ndaj qeverisë së Dritan Abazoviqit.

Kreu i grupit parlamentar të DPS-së, Danijel Zhivkoviq, ka bërë të ditur se Qeveria e Malit të Zi, pas nënshkrimit të Marrëveshjes me Kishën Ortodokse Serbe, ka humbur legjitimitetin e saj, për këtë arsye kanë kërkuar një seancë ku do të votohet mosbesimi ndaj qeverisë.

Ndryshe, Milo Gjukanoviq e kishte paralajmëruar Abazoviqin se me votat e partisë së saj do të shkarkohet nga posti i kryeministrit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You May Also Like

Analizë tronditëse e medieve kroate: Rusia i jep Serbisë armë që të kthehet në Kosovë

Serbët marrin “dhurata ushtarake” nga Rusia e Bjellorusia që të mund të…

Sela: Kemi bërë koalicione sepse e ka kërkuar populli

Lideri i Aleancës për Shqiptarët Ziadin Sela, në një intervistë në Programi…

Greqia, në syrin e ciklonit

Greqia është përfshirë nga moti i keq gjatë këtyre dy ditëve, që…

Putini qëndron pas krizës së emigrantëve në kufi, thotë kryeministri polak Morawiecki

Kryeministri i Polonisë Mateusz Morawiecki ka akuzuar presidentin rus Vladimir Putin për…