Gazeta pro demokraci në Hong Kong ka njoftuar se nuk do të botohet më. Numri i saj u fundit u botua sot, pas përplasjeve me qeverinë dhe ngrirjes së aseteve të saj financiare. 1 milion kopjet e Apple Daily u blenë menjëherë nga qytetarët, të cilët pritën gjatë natës pranë zyrave të kësaj  gazete, në shenjë solidariteti.

Apple Daily ishte krijuar 26 vite më parë, por problemet e fundit dhe akuzat nga qeveria dhe problemeve financiare sollën mbylljen e saj. Qytetarët prej kohësh kanë qenë në mbështetje të kësaj medie dhe kanë kërkuar që ajo të vijonte botimin. Mbyllja shihet si një goditje për lirinë e shtypit nën presionin e Pekinit.

Ditët e fundit gazeta ka pasur shtim të shitjeve, pasi qytetarët kanë blerë numrat e fundit në shenjë solidarizimi. Por edhe pse kjo gazetë po vijonte botimin, drejtuesit e saj po përballen me akuza të rënda dhe policia ka bastisur disa herë zyrat.

Pak ditë më parë kryeredaktori Ryan Law, shefi ekzekutiv Cheung Kim-hung si dhe tre drejtues të tjerë u arrestuan një veprim që u dënua nga kombet perëndimore, grupet e të drejtave të njeriut. Nga ana tjetër zyrtarët kinezë janë shprehur se liria e shtypit nuk mund të përdoret si një “mburojë” për ata që kryejnë krime .

Apple Daily është një media kritike ndaj udhëheqjes së Hong Kongut dhe Kinës kontinentale.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You May Also Like

“Mosparaqitja e Ahmetit dhe Grubit si dëshmitarë, vulosi dënimet e përjetshme për herë të dytë”

Gjykata e Apelit në Shkup sot ka konfirmuar vendimin e Gjykatës Themelore…

Bugajski: Nëse rishikohen territoret në Kosovë, shqiptarët e Maqedonisë mund të kërkojnë bashkim me Shqipërinë

Ndërsa pandemia e koronavirusit shqetëson Uashingtonin, administrata e Trump pa dashje po…

Kurti i publikon me emra e foto: Vrasja e Aganit u urdhërua nga këta dy persona

Faton Kurti, kryetar i Republikanëve të Kosovës, ka thënë se vrasja e…

Hallaçi: Kërkoj zbardhjen e rastit të Kumanovës

Ju bejë Apel te gjithë Shqiptarve mbarë kombëtarë për hirë se vertetës…

Avokatja e Grupit të Kumanovës: Qeveria e Albin Kurtit do t’i lirojë djemtë tanë!

Kërkesa për hetim ndërkombëtar të rastit të Lagjes së Trimave të Kumanovës…