Mbi 200 lokale të lojërave të fatit janë mbyllur pas aksionit të Policisë në gjithë vendin. Gjatë këtij aksioni janë sekuestruar 202 aparate të ndryshme të fatit, një tavolinë rolet, 32 mijë e 441 euro, 850 dollarë dhe 150 Franga

Sipas raportit 24 orësh të Policisë së Kosovës, aksioni për mbylljen e këtyre lokaleve ka përfunduar pak minuta para mesnatës dhe pa ndonjë incident.

“Gjatë këtij plani janë kontrolluar 235 lokale të ndryshme dhe me vendim të ATK-si 222 prej tyre janë mbyllur. Gjithashtu gjatë këtij plani janë sekuestruar 202 aparate të ndryshme të lojërave të fatit, një tavolinë rolet, 32441 €, 850$, 150 Franga. Operacioni ka përfunduar rreth orës 23:40 pa ndonjë incident përderisa aktivitetet dhe hetimet policore do të vazhdojnë lidhur me këtë operacion policor”, thuhet në raportin e Policisë së Kosovës.

Ndryshe, Kryeministri Haradinaj ka njoftuar dje se është përgatitur ligji, i cili do të shfuqizojë ligjin ekzistues dhe do të ndalojë lojërat e fatit./Express

Leave a Reply

Your email address will not be published.

You May Also Like

A do të arrihet shfuqizimi i ligjit për lustrim?

Ligji për shfuqizim të lustrimit sot do të shqyrtohet nga anëtarët e…

Bisedimet për kodin zgjedhor po zhvillohen fshehtas

Pak informacione shpërndahen në publik për rrjedhën e negociatave mes partive politike…

Rishikimi i buxhetit shkurton fondet e të gjitha ministrive, përveç shëndetësisë

Shkurtime në të gjitha ministritë, përveç në shëndetësi Bisedimet në Qeveri për…

Rikonstruimi mbaron të premten, Qeveria e re nga java e ardhshme

LSDM dhe BDI kanë përfunduar negociatat për rikonstruimin e Qeverisë. Deri të…

Bërns uron Zaevin për marrjen e mandatit

Ambasadorja e SHBA-ve në Maqedoninë e Veriut Kejt Meri Bërns nëpërmjet rrjetit…