Mbretëria e Bashkuar do të furnizojë Ukrainën me raketat e para me rreze të gjatë veprimi, bëri të ditur sekretari i mbrojtjes britanike, përkundër kërcënimeve ruse ndaj perëndimit.

Ben Wallace tha se sistemi raketor me lëshim të shumëfishtë M270 do ta ndihmojë Ukrainë që ta mbrojë veten nga Rusia.

Qeveria britanike ende nuk ka konfirmuar sasinë e saktë të dërgesës, por që BBC ka kuptuar se fillimisht do dërgohen vetëm tre nga to.

Vendimi erdhi pas koordinimit me SHBA-në, nga ku gjatë javës së kaluar bënë të ditur se edhe ata do e furnizojnë Ukrainën me sistem raketor me rreze të gjatë veprimi.

Lëvizje e SHBA-së veçse ka nervozuar Moskën zyrtare, dhe të dielën presidenti rus Vladimir Putin kërcënoi me zgjerimin e listës së shënjestrave në Ukrainë të cilat Rusia do t’i sulmojë në rast se vendet perëndimore do të furnizojnë Kievin me armë të cilat kanë rreze të gjatë veprimi.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

You May Also Like

Gjykata Speciale cakton seancën e radhës ndaj Gucatit, Haradinajt dhe Mustafës

Gjykata Speciale ka caktuar seancën e radhës ndaj Nasim Haradinajt, Hysni Gucatit…

Pesë korridore humanitare hapen në lindje të Ukrainës në rajonin Luhansk

Autoritetet ukrainase në rajonin Luhansk shpresojnë të evakuojnë civilët përmes pesë korridoreve…

Rritet numri i pacientëve me COVID-19 në Infektivë

Numri i rasteve me COVID-19 ka filluar sërish të rritet. E për…

Arriti në Gjermani para 6 vjetësh/ Tani emigranti kërkon të bëhet deputet

Pothuajse gjashtë vjet më pare, Tareq Alaows i hyri udhëtimit të rrezikshëm…

Video që po trondit internetin: Putin ftoi Erdoganin në Siberi, pastaj filloi diçka që nuk pritej (VIDEO)

Një pjesë e bisedimeve midis presidentëve të Rusisë dhe Turqisë, Vladimir Putin…