Mbledhja e përbashkët e qeverive të Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut është caktuar të mbahet më 25 janar të vitit 2021.

Ministrat kosovarë u informuan sot lidhur me përgatitjet që janë duke u zhvilluar për mbajtjen e mbledhjes së përbashkët të Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut.

Zëvendëskryeministrja Albulena Balaj Halimi tha se kjo mbledhje do të mbahet në kryeqytetin e Maqedonisë së Veriut.

“Jemi dakorduar që mbledhja e përbashkët të mbahet më 25 janar 2021, në Shkup, në hapësirat e Maqedonisë së Veriut”, bëri të ditur ajo.

Në mbledhjen e mbajtur sot Qeveria e Kosovës ka miratuar edhe nismën për lidhjen e marrëveshjes ndërkombëtare ndërmjet Qeverisë së Kosovës dhe asaj të Maqedonisë së Veriut për kalimet e përbashkëta kufitare Han i Elezit – Bllacë dhe Glloboqicë – Jazhincë, si dhe nismën për marrëveshjen për bashkëpunim në turizëm në mes të Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

You May Also Like

Koment: Trump riskon luftë në Lindjen e Mesme

Me vrasjen e gjeneralit iranian Soleimani presidenti i SHBA-së, Donald Trump riskon…

Dronët Switchlade, çfarë janë armët kamikaze amerikane që janë dërguar në Ukrainë?

Departamenti amerikan i Mbrojtjes është në proces të blerjes së dronëve “kamikazë”…

Vazhdon numri rekord i të infektuarëve me Covid-19 në Indi

Të infektuarit me Covid-19 në Indi po vdesin në shtretër jashtë spitalit,…

Koronavirusi, 22 raste të reja

Ministria e Shëndetësisë njofton se Instituti për Shëndet Publik ka regjistruar 64…

Reagon ASh: Lutje për viktimat, ngushëllime për familjarët, turp për pushtetarët!

Në lidhje me ceremoninë e pranimit të kufomave të viktimave të aksidentit…