Personi i ekzekutuar mbrëmjen e djeshme në Butel të Shkupit është 43-vjeçari Kamer Idrizi, një emër i njohur për policinë si person me precedentë të mëparshëm penalë. Kameri ka ndërruar jetë rrugës për në spital si pasojë e plagëve të marra.

Në makinë me të ka qenë edhe nipi i tij 22-vjecar i cili ka marrë 6 plumba. Ai është dërguar në spital ku ndodhet në gjendje të rëndë për jetën.

Ngjarja ndodhi mbrëmjen e djeshme rreth orës 22:00 në parkingun në kryqëzimin e bulevardeve Bosnja Herecegovina. Në drejtim të automjetit të 43-vjeçarit janë shtënë më shumë se 80 plumba.

Kamer Idrizi kishte qenë në qendër të mediave vendase në vitin 2019 kur disa persona të maskuar qëlluan në drejtim të tij në një hotel në Shkup.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

You May Also Like

Këshilli i Sigurimit i OKB-së miraton deklaratën e parë që mbështet zgjidhjen paqësore në Ukrainë

Këshilli i Sigurimit i Kombeve të Bashkuara ka miratuar deklaratën e tij…

Nga 1 shtatori, dokumente të Covid-19 për hyrje dhe dalje nga Maqedonia

Nga 1 shtatori i vitit 2021, shtetasit e vendit dhe ato të…

Sanksionet e perëndimit po e shtyjnë Kremlinin në një Luftë të Tretë Botërore”- Lukashenko paralajmëron: Të mos futemi në telashe sepse…

Presidenti i Bjellorusisë Alexander Lukashenko bëri ​​sonte një kërcënim, duke thënë se…

Twitter-i vë në përdorim mekanizmin që mund të parandalojë postimet ofenduese

Kompania e medias sociale njoftoi se ka vendosur një opsion që mund…

31 azilantë kthehen nga Gjermania, dërgohen në kamp

Alsat mëson se gjatë ditës së sotme nga Gjermania do të kthehen…