Dridhjet e tokës nuk kanë të ndalur në Turqi. Një tjetër tërmet është regjistruar sot me magnitudë 5,3 ballë në rajonin Bor në qytetin Nigde. Tërmeti ndodhi në orën 13:27 sipas kohës lokal dhe ishte në një thellësi prej 7 kilometrash. Ndërkaq numri i viktimave nga tërmetet e fuqishme që goditën Turqinë dhe Sirinë më herët gjatë këtij muaji ka kaluar shifrën prej 50.000, sipas të dhënave të fundit të publikuara nga të dy shtetet. Që prej tërmeteve të 6 shkurtit, sipas agjencisë turke të fatkeqësive natyrore, janë regjistruar mbi 9.000 pasgoditje. Pothuajse 530.000 persona janë evakuuar vetëm nga zonat e prekura nga tërmetet në Turqi. Qeveria turke njoftoi se ka nisur puna për rindërtimin e shtëpive të shkatërruara nga tërmetet, teksa Programi për Zhvillim i Kombeve të Bashkuara, vlerësoi se 1.5 milion persona kanë mbetur të pastrehë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You May Also Like

Irlanda zgjedh liderin e ri në periudhën e zhgënjimit me ekonominë

Votuesit irlandezë po zgjedhin kryeministrin e ardhshëm në mes të zhgënjimit me…

Diskutimi për Asociacionin në Ambasadën e ShBA-së, Kurti: Ata që janë në takim do ta thonë fjalën e tyre

Sot në Ambasadën amerikane në Prishtinë po mbahet takimi ku po diskutohet…

Në lagjen Bardhi të Bllacës do të ndërtohet “shkollë-barakë”

Shkolla e shumë premtuar në lagjen Bardhi të fshatit Bllacë do të…

Në Maqedoni kanë arritur 2.400 persona nga Ukraina, prej tyre kanë ngelur vetëm 600

Sipas informacioneve të MPB-së dhe Ministrisë së Punës dhe Politikës Sociale, rreth…

Haradinaj mbledh strukturat e partisë, del me pesë pika për dialogun Kosovë-Serbi

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, përmes një postimi në Facebook ka thënë…