Sekretari i Shtetit ka emëruar Zëvendës Ndihmës Sekretarin Matthew Palmer si Përfaqësuesin e tij të Posaçëm për Ballkanin Perëndimor.

“Në këtë rol, – tha Departamenti i Shtetit, – zoti Palmer do të udhëheqë përpjekjet tona për të forcuar angazhimin diplomatik amerikan në mbështetje të paqes, stabilitetit dhe begatisë në rajon dhe për t’u përqëndruar në integrimin e vendeve të Ballkanit Perëndimor në institucionet perëndimore.”

Departamenti amerikan i Shtetit njofton se si Përfaqësues i Posaçëm, zoti Palmer do të shkojë në Slloveni duke filluar nga 1 shtatori për të marrë pjesë në Forumin Strategjik të Bledit. Ai gjithashtu do të përfaqësojë Shtetet e Bashkuara në takimin e Drejtorëve të Quint-it për Ballkanin në Bruksel dhe do të marrë pjesë në takime në Vjenë dhe Podgoricë, nga 4 deri më 10 shtator.

Përveç shërbimit si Përfaqësues i Posaçëm i Sekretarit, zoti Palmer do të vazhdojë të jetë Zëvendës Ndihmës Sekretar në Zyrën e Çështjeve Evropiane dhe Euroaziatike, një post që ai mban që nga viti 2018. Më parë, ai ishte Drejtor i Zyrës për Evropën Jugore dhe Qendrore.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

You May Also Like

Publikohet udhëzuesi për Drejtësi në Tranzicion, synon drejtësinë për viktimat e luftës në Kosovë

Fondi për të Drejtën Humanitare në Kosovë (FDHK) ka publikuar udhëzuesin për…

Çekia dëbon 18 diplomatë rusë

Dyshime për përfshirje në shpërthimin e depos së armëve në 2014 Çekia…

Osmani udhëtoi për vizitë zyrtare në Slloveni, pritet të ketë takime edhe me udhëheqës shtetëror

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, me ftesë të presidentit të…

Malcolm Simmons të hënën raporton në Kuvendin e Kosovës

Ish- kryetari i Asamblesë së Gjyqtarëve të EULEX-it, Malcolm Simmons, do të…

Ambasadorja franceze në Sofje: Nuk ka ndryshim në propozimin e fundit

Në Kuvendin bullgar, kryetari i partisë “Rilindja”, Kostadin Kostadinov, informoi se do…