Sipas një studimi të fundit frika nga infeksioni me virusin Corona në Gjermani ka rënë ndjeshëm. Prandaj lande të ndryshme zbutjen e masave kufizuese, po e shoqërojnë me detyrimin për mbajtjen e maskave.

Pas lajmeve për zbutjen e masave kufizuese për shkak të epidemisë së Coronës kryeministri i landit Nordrhein-Westfalen, Armin Laschet, mendon se Gjermania do të përballet me një fazë të gjatë kufizimesh për shkak të krizës së Coronës. Për revistën “Der Spiegel” ai tha se “Ne nuk do të jemi në gjendje ta vazhdojmë jetën tonë të mëparshme dhe se mbajtja e distancës dhe masat mbrojtëse do të vazhdojnë të jenë standardi i jetës sonë të përditshme.”

Më pak frikë nga Corona

Por sipas një studimi të bërë nga Instituti Federal për Vlerësimin e Riskut (BfR) në Gjermani frika nga infeksioni me virusin Corona kohët e fundit ka rënë ndjeshëm. Sipas “BfR Corona Monitor” përqindja e të anketuarve që kanë frikë nga një infeksion i mundshëm ra këtë javë në 26 përqind. Javën e kaluar ajo ishte 40 përqind.

Sidomos të rinjtë mendojnë se rreziku i virusit të ri për shëndetin nuk është dhe aq i madh, tha presidenti i BfR Andreas Hensel. Për këtë arsye edhe mirëkuptimi për masat kufizuese, si kufizimi i daljes në mjedise publike ose mbyllja e dyqaneve gjithashtu ka rënë.

Maska me detyrim në mjetet e transportit publik

Për këtë arsye edhe lande të ndryshme të Gjermanisë zbutjen e masave kufizuese, po e shoqërojnë me detyrimin për mbajtjen e maskave, kur qytetarët përdorin mjetet e transportit publik. Landi Mecklenburg-Vorpommern ndoqi shembullin e Saksonisë edhe përdoruesit e tramvajeve, metrove, autobusëve ose taksive në këto lande janë të detyruar të mbajnë maska që mbulojnë gojën dhe hundën, ose si alternativë mbrojtje mund të mbajnë edhe shall. Sa u përket blerjeve në dyqanet me pakicë mbajtja e maskave rekomandohet me forcë, por nuk është e detyrueshme./DW

Leave a Reply

Your email address will not be published.

You May Also Like

Momenti kur forcat ruse qëllojnë me breshëri plumbash veturën, brenda të cilës ishin babë e bir nga Ukraina

Një video amatore e realizuar nga një i ri ukrainas, shfaq momentin…

OBSH kërkon depolitizimin e debatit mbi origjinën e COVID-19

Organizata Botërore e Shëndetësisë njoftoi të premten se është duke krijuar një…

Sela: Politika dështoi, sepse më shumë u kujdes për pasurimin e disa individëve, sesa jetësoi amanetin e UÇK-së

“Sot përkujtojmë 2 Majin, festë e krenarisë kombëtare në kalendarin tonë historik”,…

LSDM: Me masat tona u rritën pagat në të gjithë sektorët

Nëpërmjet një njoftimi të LSDM-së thuhet se ata për dy herë rritën…

Mjekët: Rezultatet do të tregojnë nëse pacientja është e prekur nga koronavirusi

Qendra Klinike Universitare e Kosovës ka pranuar se në Klinikën Infektive është…