Nga Miodrag Soric /

E vërteta më e preferuar e autokratëve është ajo që ata vet e shpikin. Kur në pranverën e vitit të kaluar erdhi papritur pandemia në Evropë, presidenti serb, Aleksandar Vuçiq, u tall dhe e minimizoi atë. Pas një kohe ai e kuptoi se kjo mund t’i bëhej vërtet e rrezikshme. Ai vendosi izolimin, kaq të fortë, sa askund në Evropë. Pak muaj më vonë ai deklaroi fitoren mbi pandeminë, gjë që lidhej me zgjedhjet parlamentare.

Ndërkohë, Vuçiqi e ka filluar sërish luftën kundër koronavirusit. Dhe, mediat e kontrolluara nga regjimi i tij trumbetojnë: Serbia ndodhet në një situatë më të mirë se gati të gjithë evropianët – falë udhëheqjes së mençur të Vuçiqit.

Të gjitha këto kthesa, kërcime dhe shifra të shpikura nga Beogradi mund t’i bënte vëzhguesit të talleshin, nëse pandemia nuk do të ishte kërcënim serioz deri në vdekje. Kush ecën këto ditë nëpër rrugët e kryeqytetit serb, mund të mendonte se si përmes një mrekullie, pandemia ka bërë një rrotullim të madh dhe e ka mënjanuar këtë vend ballkanik: kafenetë dhe restorantet janë të hapur, njerëzit qëndrojnë në radhë ngjitur me njëri-tjetrin në qendra tregtare. Shumica pa maskë, por edhe sikur ta mbajnë ajo varet poshtë hundës.

Serbët i inkurajon furnizimi me një milionë doza vaksine nga Kina. Rusia ka premtuar po ashtu të furnizojë vendin me vaksinën e sa. Presidenti Vuçiq përditë sillet para kamerave si mbrojtësi i popullit, njeriu që kontakton 24 orë me radhë qeveritë, koncernet farmaceutike apo autoritetet për të siguruar vaksina etj. Ai flet – me gabime në fakte dhe me ton të papërshtatshëm – për “luftën” e kombeve për vaksina. Kështu ai e inskenon veten si hero para popullit të tij.

Ka líderë politikë narcistë që kjo u nevojitet për egon e tyre. Por, e sëkëlldishme bëhet kur në të njëjtën kohë ata shohin nga lart poshtë shtete të tjera, fqinjë ose jo. Sistemi shëndetësor i Serbisë, për të cilin Vuçiq është përgjegjës, nuk është aspak ai sistem me të cilin do mund të krenoheshe. Edhe shifrat zyrtare të koronavirusit nuk i beson askush.

Në Perëndim vaksinat nga Kina apo Rusia nuk janë lejuar. Në të njëjtën kohë është trishtuese dhe vështirë e durueshme që në BE dhe në ShBA ka probleme me prodhimin e vaksinës kundër koronavirusit. Kjo do të kushtojë jetë njerëzish. Prandaj, me të drejtë qeveritë, edhe ajo në Gjermani, janë nën presionin qytetar. E, megjithatë: Solidariteti në BE nuk është vënë në dyshim. Gjermania si vendi më i madh dhe më i pasur nuk shtyhet për të dalë e para që të përshpejtojë procesin e vaksinimit për qytetarët e saj dhe tregon vëmendje për vendet më të vogla.

Serbia nuk është anëtare e BE-së. E megjithatë Brukseli ka transferuar miliona për të mbështetur vendet e Ballkanit në drejtim të luftimit të pandemisë. Kjo është diçka që Beogradi me dëshirë e injoron këto ditë. Me furnizimin e vaksinës, Kina e forcon qeverinë e Beogradit. Duhet të jesh shumë naiv që të besosh, se kjo ndodh për arsye humanitare, apo si kërkim faljeje për atë që virusi e kishte origjinën në Kinë. Pekini mendon në perspektivë. Nëse ka vështirësi për të hyrë sipërmarrje të mëdha në vende si Gjermania, Britania e Madhe, SHBA, në vende si Serbia apo Hungaria kjo mund të arrihet me pak para. Sipas këtij modeli Kina vepron me kohë në vendet e Afrikës apo Amerikës Jugore.

Që bota e lirë e sheh këtë pa pjesëmarrje dhe me indiferencë mund dhe duhet të kritikohet. Reputacioni i qeverisjes komuniste në Kinë po shtohet në Ballkan, Hungari apo diku tjetër. Me furnizimin e vaksinës, Pekini nuk premton vetëm ndihmë, ai e ofron atë praktikisht.

Lënia e Ballkanit Perëndimor në influencën kineze apo ruse në rritje, është një gabim strategjik i perëndimit. BE duhet të paktën të përshpejtonte anëtarësimin e Malit të Zi. Aty qytetarët i shfuqizuan pjesë të aparatit të vjetër komunist. Nëse angazhimi për demokraci ia vlen, atëherë Brukseli mund të jepte këtu një sinjal të qartë. /DW/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You May Also Like

Ku jeni “komandanta” të 2001-shit, pse po heshtni për komandant Sokolin!

Nuzemedin Imeri / Vëllezër e Motra, Të dashur bashkëkombës, të flasësh për…

“Grupi i Kumanovës” ri-dënohet me aminin e Ali Ahmetit

“Rasti i Kumanovës” në fakt është varri moral i BDI-së dhe oqeani…

Efendi Rexhepi: Me komplot e tradhëti nuk përmirësohen “situatat e vështira”

R E A G I M Mbi Raportin e Komisionit Evropian për…

Xhaferi: Nesër në xhami do vinë politikanët kriminelë, dhe hoxhallarët që heshtin para të keqes

Arianit Xhaferi Mendojeni pak o njerëz të mirë, Nesër do vinë në…

Fituesit e zgjedhjeve në Kosovë po e përkrahin Selën dhe Gashin, humbësit po e përkrahin Ahmetin dhe Musa Xhaferin

Ylber Pilku /Nëse bëjmë një paralele shumë lehtë do ta konstatojmë se…