Ministria e Arsimit dhe Shkencës njofton se Komunës së Tetovës ia merr kryerjen e punëve për emërimin dhe shkarkimin e drejtorit të Shkollës së Mesme Komunale Gjimnazit “Kiril Pejçinoviq” – Komuna e Tetovës, sepse edhe përkundër masave dhe aktiviteteve të ndërmarra nga Inspektorati Shtetëror i Arsimit, nuk ka siguruar kryerjen e punëve që i përcakton ligji si kompetencë e tij.
Më 8 korrik Inspektorati Shtetëror i Arsimit e njoftoi Ministrinë e Arsimit dhe Shkencës se me iniciativë të drejtorit të shkarkuar të shkollës është kryer inspektim i jashtëzakonshëm në SHMKGJ “Kirill Pejçinoviq” në Komunën e Tetovës. Mirëpo është konstatuar se Kryetari i Komunës së Tetovës ka shkarkuar drejtorin pa procedurë të zhvilluar paraprake në përputhje me ligjin dhe ka emëruar ushtrues detyre.
Inspektorati njoftoi kryetarin e komunës për procedurën e kundërligjshme. Në përputhje me ligjin, Inspektorati kreu inspektim kontrollues, për të konstatuar nëse kryetari i Komunës së Tetovës ka vepruar sipas Udhëzimit. Është konstatuar se Aktvendimi për shkarkimin e drejtorit ende nuk është anuluar, ndërsa funksionin ushtrues detyre ende e ushtron drejtori i ri i emëruar.
Kryerjen e punëve në pajtim me Ligjin e merr Ministria e Arsimit dhe Shkencës, në emër dhe llogari të komunës në kohëzgjatje prej 12 muajve.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

You May Also Like

Edhe Policia e Kosovës në kërkim të vëllezërve Avdyli, të akuzuar për vrasjen në Norvegji

Dy vëllezërit kosovarë Valon dhe Visar Avdyli janë duke u kërkuar tash…

Ndarja pakos Shkup-Tiranë, Geer: Vendos Këshilli i Evropës dhe vendet anëtare

“Bashkimi Evropian inkurajon të dy palët të arrijnë një zgjidhje të pranueshme…

Afrimi i rastit “Monstra” kërkon azil në Kosovë, për t’i shpëtuar dënimit të përjetshëm në Maqedoni?!

Agjencia e lajmeve MIA njofton se nga burime të veta në Kosovë…

Shqiptarët nesër protestojnë para vilës presidenciale në Shkup

Nesër me fillim në ora 13 shqiptarët do të protestojnë në Vodno,…

Arabia Saudite përfituese e madhe e agresionit rus në Ukrainë

Arabia Saudite është ndër vendet që po fiton para nga agresioni rus…