Ministria e Arsimit dhe Shkencës demanton lajmin se shkollat fillore dhe të mesme do të fillojnë me punë nga 18 maji. Nga MASH theksojnë se bëhet fjalë për lajm të rremë, dhe se për çfarëdo vendimi publiku do të informohet në kohë.

“Ministria e Arsimit dhe Shkencës mohon informacionin që u botua sot në disa media në lidhje me një dekret gjoja të miratuar nga Qeveria me të cilën shkollat ​​fillore dhe të mesme do të vazhdojnë të funksionojnë nga 18 maji i vitit 2020. Dëshirojmë t’ju informojmë se ky është informacion i rremë dhe një dokument që nuk është përgatitur fare nga Ministria e Arsimit dhe Shkencës dhe as që është miratuar nga Qeveria. Kjo temë nuk është diskutuar në seancat e qeverisë ditëve të fundit. Për të gjitha vendimet e marra nga institucionet e sistemit në mënyrë të koordinuar gjatë gjendjes së jashtëzakonshme, publiku do të informohet gjithmonë në kohën e duhur nga shërbimet përgjegjëse për marrëdhëniet me publikun”, thuhet mes tjerash në reagimin e MASH.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You May Also Like

Muhamedi: Bombat, me rëndësi për rastin “Monstra”, “Lagja e Trimave” dhe “Harun Aliu”

Analisiti Nijazi Muhamedi në një deklaratë për Alsat, tha se bisedat e…

Grupi i Kumanovës ngre në këmbë MPB-në e Maqedonisë së Veriut

Pjesëtarët e “Grupit të Kumanovës” të cilët janë të dënuar për ngjarjet…

Ekskluzive: Paraqiten rezultatet e hetimeve ndërkombëtare për rastin te Liqeni i Smilkovës

Momente të reja janë paraqitur në hetimet e pavarura ku janë kyçur…

Nëna e El Chekës: Më therrën me thikë dhe grisën foton e Almirit (VIDEO)

Para fillimit te protestave kunder BDI-se ne Shkup, ka ndodhur disa incidente…

Afrim Gashi: Do të angazhohemi për rroga më të larta në arsim dhe pushim pranveror për nxënësit

Kryetari i AlternAtivA-s, Afrim Gashi, fushatën parazgjedhore për zgjedhjet e 15 korrikut…