Masa qeveritare për paraqitjen e detyrueshme të një certifikate për aplikimin e të paktën një vaksine kur hyni në qendrat tregtare, bastore, kafenetë dhe në ngjarje dhe festime të ndryshme, ka përshpejtuar imunizimin.

Gjatë ditës së djeshme, Ministria e Shëndetësisë, informoi se ka një interes të shtuar për vaksinimin tek qytetarët dhe theksojnë se vaksinimi po zhvillohet pa probleme në të gjitha pikat në të gjithë vendin, ndërsa po zhvillohet vaksinimi edhe në terren.

Komisioni Evropian miratoi dje certifikatën tonë digjitale për Covid-19. Vendi ynë, siç informohet nga Ministria e Shëndetësisë, është i pari në rajon për të cilin certifikatat Covid-19 do të konsiderohen ekuivalente me Certifikatën Digjitale të BE-së.

“Kjo shmang çdo kufizim udhëtimi të tillë si testime shtesë ose karantinë. Në rastet e nevojshme, siç është mbrojtja e shëndetit publik, shtetet anëtare mund të marrin masa shtesë. Falë këtij vendimi, kufizimet e udhëtimit do të hiqen për njerëzit që kanë marrë vaksina kundër COID-19 të miratuara nga BE”, thonë nga Ministria.

Ministria dje, ndër të tjera, theksoi se rekomandimet e ekspertëve në lidhje me imunizimin kundër Covid-19 përcaktohen bazuar në të dhëna dhe dëshmi të konfirmuara dhe të pranuara me origjinë nga organizatat shëndetësore përgjegjëse për monitorimin e sëmundjeve infektive siç është Qendra Evropiane dhe Amerikane për Sëmundjet Infektive (CDC dhe ECDC), nga agjencitë mjekësore rregullatore EMA dhe FDA dhe nga OBSH.

Ndryshe, që nga fillimi i pandemisë në Maqedoninë e Veriut me COVID-19 janë diagnostifikuar gjithsej 165.684 pacientë, ndërsa prej tyre 151.401 janë shëruar dhe 5.608 kanë humbur jetën. Numri i rasteve aktive është 8.675.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You May Also Like

“Mosparaqitja e Ahmetit dhe Grubit si dëshmitarë, vulosi dënimet e përjetshme për herë të dytë”

Gjykata e Apelit në Shkup sot ka konfirmuar vendimin e Gjykatës Themelore…

Bugajski: Nëse rishikohen territoret në Kosovë, shqiptarët e Maqedonisë mund të kërkojnë bashkim me Shqipërinë

Ndërsa pandemia e koronavirusit shqetëson Uashingtonin, administrata e Trump pa dashje po…

Kurti i publikon me emra e foto: Vrasja e Aganit u urdhërua nga këta dy persona

Faton Kurti, kryetar i Republikanëve të Kosovës, ka thënë se vrasja e…

Hallaçi: Kërkoj zbardhjen e rastit të Kumanovës

Ju bejë Apel te gjithë Shqiptarve mbarë kombëtarë për hirë se vertetës…

Avokatja e Grupit të Kumanovës: Qeveria e Albin Kurtit do t’i lirojë djemtë tanë!

Kërkesa për hetim ndërkombëtar të rastit të Lagjes së Trimave të Kumanovës…