Kryeministri  i Kosovës, Albin Kurti, në 23 vjetorin e saj e ka përkujtuar masakrën e Poklekut të Vjetër dhe Çikatovës  së Vjetër së Drenasit.

Ai, me anë të një postimi në rrjetin social Facebook, ka thënë se akoma janë të njoma janë plagët nga gjenocidi i Serbisë.

“23 vjet më parë forcat policore, ushtarake e paraushtarake serbe, vranë dhe masakruan 77 shqiptarë civilë të paarmatosur. Midis tyre pesë foshnja, nga gjashtë muaj e deri në dy vjeç. Për shtetin serb që po zbatonte planin e gjenocidit ndaj shqiptarëve nuk kishte rëndësi mosha”.

“Pasi i vranë, trupat e viktimave të Masakrës së Poklekut i dogjën bashkë me shtëpitë. Disa i dogjën dy herë e disa i hodhën në puse. Ndërsa trupat e viktimave të Masakrës së Çikatovës i dërguan në varrezën masive në Rudnicë të Rashkës në Serbi. Ishin përpjekje të forcave të armatosura serbe për të zhdukur gjurmët e krimit të Serbisë në Kosovë”.

“Por këto krime nuk mund të zhduken. E as të harrohen. Mbeten dëshmi radhët e varreve dhe dhimbja në shpirtra. U prehshin në paqe dëshmorët dhe martirët e kombit!”,ka thënë Kurti.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

You May Also Like

Mbyllet Parku Kombëtar i Belgjikës – kërkohet një ushtar që besohet se është i armatosur rëndë

Autoritetet e Belgjikës e kanë mbyllur një park kombëtar pranë kufirit me…

30 vjet nga Lëvizja Studentore e dhjetorit

Natën e 8 dhjetorit 1990, rreth 300 studentë nisën atë që më…

“U tha, u bë”: (nuk) ka datë në tetor!

Blerim Reka /Ministri për Integrime Evropiane, tash e tre vite, premtonte, se…

Një në katër të testuar në Kosovë kanë dalë të infektuar me koronavirus

Nga të gjitha testet e bëra për diagnostikimin e koronavirusit në vend,…

Kina spiunon pjesëmarrësit në lojërat Olimpike Dimërore të Pekinit, aplikacioni ‘My 2022’ me boshllëqe serioze sigurie

Kushdo që udhëton në Kinë për Olimpiadën Dimërore të Pekinit duhet të…