Në fillim të prillit, forcat ruse u tërhoqën nga Bucha dhe zbuluan një masakër të civilëve që kishte ndodhur nën pushtimin e tyre.

Sipas autoriteteve lokale, rreth 1,300 trupa janë nxjerrë nga qyteti dhe zonat përreth, shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi.

Dhe kriminologët tani kanë folur me transmetuesin e lajmeve Current Time TV për atë që panë në qytet, shkruan Sky News.

Njëri tha se kishte parë burra, gra dhe fëmijë në një varr masiv prej 117 vetash.

Trupat kishin “shenja të vdekjes së dhunshme”, citohet të ketë thënë ai.

Në një ndërtesë pesë-katëshe, ai tha se çdo apartament i ishte prishur dera dhe madje edhe “gjëra të vogla” ishin vjedhur.

Një tjetër përshkroi ndikimin e granatimeve me mortaja në Irpin aty pranë.

Ai tha se në një park të njohur është gjetur një kryq ku mbi të ishte shkruar “një familje”.

Në varr ishin trupat e një burri, gruaje, fëmije dhe një qeni të vogël.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

You May Also Like

Gjendet i lidhur me litarë një person në rrugën magjistrale Deçan-Gjakovë

Policia bën të ditur se dje një person ishte gjetur i lidhur…

Facebook kërkon falje sërish

Facebook raportoi për disa probleme gjatë ditës së djeshme, që bllokuan përdorimin…

Në Bosnje mirëpritet rezoluta e Malit të Zi për Srebrenicën

Anëtarët e Presidencës së Bosnjës, Zhelko Komshiq dhe Shefik Xhaferoviq, e mirëpritën…

Në varrezën e supozuar masive në veri të Kosovës, dyshohet se janë 23 shqiptarë

Dyshohet se në fshatin Dreth të Leposaviqit, gjendet një varrezë masive me…

“Moskva” është luftanija e parë ruse që fundoset që nga Lufta e Dytë Botërore

Sipas profesor Evan Mawdsley – një historian kryesor i specializuar në historinë…