14 nxënës dhe një mësues u qëlluan për vdekje të martën në një shkollë fillore në Uvalde, në jugperëndim të Teksasit.

Guvernatori i Teksasit, Greg Abbott tha se autor i ngjarjes së rëndë ishte Salvador Romas, një 18-vjeçar nga Uvalde. Sipas tij, ai “qëlloi dhe vrau pa mëshirë dhe në mënyrë të pakuptueshme 14 studentë dhe një mësues… 18-vjeçari mbeti po ashtu i vrarë. Ai besohet se u qëllua nga oficerët e policisë”.

Autori dyshohet se me vete kishte pistoletë dhe pushkë. 18-vjeçari po ashtu dyshohet se para se t’i drejtohej shkollës fillore qëlloi gjyshen e tij. Gjendja e gruas mbetet e paqartë. Arsyet e ngjarjes së rëndë për momentin janë të panjohura.

Të shtënat vijnë pak më shumë se një javë pasi 10 persona u vranë në një supermarket në Buffalo, Nju Jork, një sulm që ngjalli sërish debat se përse SHBA ka dështuar vazhdimisht në miratimin e reformës të kontrollit të armëve.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

You May Also Like

Edhe një skandal tjetër i BIK’ut, mishin e kurbanit e shpërndajnë me vetura që i bartin kufomat

Prerja dhe shpërndarja e mishit nga BIK për festën e Kurban Bajramit…

VIDEO / Ushtari izraelit qëllon me plumb pas shpine palestinezin… për qejf

Ky është momenti shokues kur një ushtar izraelit është regjistruar duke qëlluar…

Plagosen dy persona nga arma e zjarrit në Bardhosh të Prishtinës

Dy persona janë plagosur me armë zjarri në fshatin Bardhosh të Prishtinës,…

Jotova: Në regjistrim dolën pak bullgarë sepse u kërkohej dëshmi se janë me origjinë nga Bullgaria

Nënkryetarja e Bullgarisë, Iliana Jotova sot ndodhet në Ohër ku po vazhdon…