Një ngjarje e rëndë është regjistruar në orët e para të mëngjesit në Kaliforni, ku 6 persona kanë humbur jetën si pasojë e të shtënave me armë, mes të cilëve një nënë 17 vjeçare dhe foshnja e saj 6 muajshe.

Nga të dhënat paraprake mësohet se bëhet fjalë për një përplasje të armatosur mes dy grupeve rivale të shpërndarjes së drogës.

Policia është vënë në ndjekje të dy personave, të cilët dyshohet se hynë në një rezidencë në Goshen dhe hapën zjarr ndaj personave të pranishëm brenda saj.
Kur efektivët shkuan në vendngjarje gjetën dy trupa të pajetë në oborr, një në verandë dhe tre të tjerë brenda rezidencës.

Aktualisht zona është rrethuar me forca të shumta të policie të cilat po kontrollojnë për kapjen e autorëve të këtij krimi.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You May Also Like

Lajthitje diplomatike apo manipulim djallëzor

Eh more ambasador i Kosovës në Shkup, zoteri Qehaja. Sikur të dishe…

Zelensky: Kemi humbur 20 % të territorit

Suedia, Mbretëria e Bashkuar, ndihma Ukrainës me raketa Teksa Perëndimi po mundohet…

Reagon Japonia pasi pesë raketa balistike të Kinës “zbarkojnë” në zonën ekskluzive ekonomike të saj

Pesë raketa balistike të lëshuara nga Kina duket se kanë rënë në…

Ulen çmimet e derivateve të naftës, rikthehen çmimet si para pandemisë

Komisioni Rregullator i Energjetikës dhe i Shërbimeve të Ujit i Republikës së…

Dy raste të reja në Kosovë, mbeten edhe 98 raste aktive

Kosova ka regjistruar sërish shifra minimale të infektimeve me Covid. Në 24…