Vlefshmëria e certifikatës për vaksinimin dhe shërim nga COVID-19 për ata më të vjetër se 18-vjeç po zgjatet nga gjashtë në nëntë muaj dhe vendimi do të zbatohet nga 1 shkurti, njoftoi Qeveria e Sllovenisë në faqen e saj zyrtare në internet.

Autoritetet sllovene kanë marrë gjithashtu një vendim që një person i dërguar nga policia në karantinë shtatë-ditore kur hyn në Slloveni nuk mund ta ndërpresë atë pas pesë ditësh me një test negativ PCR.

Vendimi hyn në fuqi të hënën, më 17 janar dhe është publikuar në faqen e Ministrisë së Punëve të Brendshme të Sllovenisë.

Masat e reja në Slloveni janë në fuqi që nga 10 janari për shkak të përhapjes së variantit Omicron të Coronavirusit, të cilat përfshijnë shkurtimin e vlefshmërisë së testeve negative për hyrje në vend, kështu që testi PCR është i vlefshëm për 48 orë dhe antigjen i shpejtë vetëm 24 orë.

Fëmijët nën moshën 12-vjeç dhe pasagjerët në transit nëpër Slloveni, me kohëzgjatje jo më shumë se 12 orë, përjashtohen nga detyrimi për të pasur dokumente COVID për hyrje në Slloveni. /kp/Telegrafi/

Leave a Reply

Your email address will not be published.

You May Also Like

Lloji britanik i COVID-19 vazhdon me shpërndarjen në Maqedoni, Prilepi dhe Kavadari ndër qytetet më të prekura

Qyteti i Prilepit dhe Kavadrit kanë numrin më të lartë të a…

Borisov: Maqedonasit ende duhet të piqen për datë për bisedime me BE-në

Kryeministri i Bullgarisë, Bojko Borisov mbrëmë në Bruksel ka deklaruar se maqedonsit…

Ronaldo shtron iftare për Palestinën, ndan 1.5 milionë euro nga xhepi i tij

Cristiano Ronaldo, super ylli portugez i futbollit njihet si një nga njerëzit…

Xhelali nga Shkupi: Policia ma mori djalin në ora 9 të mëngjesit sepse protestoi për rastin “Monstra” (Video)

Xhelal Aziri nga lagja Dizhon e Shkupit nuk mund të fshehë lotët…

Austria drejt relaksimit të kufizimeve kundër pandemisë

Austria është duke relaksuar gradualisht kufizimet për luftim të pandemisë së koronavirusit,…