Kryeministri i Republikës së Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçevski sot në margjinat e Forumit Ekonomik që mbahet në Shkup, ka zhvilluar një takim me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti ku u diskutuan disa tema, duke përfshirë ecurinë e bashkëpunimit të ndërsjellë, si dhe hapat e ardhshëm për përmirësimin e marrëdhënieve dypalëshe mes dy vendeve.

“Kryeministri Kovaçevski i përcolli homologut të tij nga Kosova, Kurtit, se Republika e Maqedonisë së Veriut mbështet aspiratat euroatlantike të Kosovës dhe është e gatshme të kontribuojë në këtë drejtim, si dhe mbështet aktivisht pjesëmarrjen e Kosovës në formate të ndryshme të bashkëpunimit rajonal. Kryeministri po ashtu përshëndeti marrëveshjen e arritur për pranimin e propozimit të BE-së për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, i cili do të garantojë paqen, stabilitetin, sigurinë dhe përparimin, jo vetëm për dy vendet, por edhe për tërë rajonin”, thuhet në njoftim e Qeverisë.

Gjatë takimit mes dy kryeministrave është theksuar se çështjet e hapura duhet të zgjidhen me dialog dhe theksoi gatishmërinë e Maqedonisë së Veriut që në cilësinë e kryesuesit me OSBE-në të ndihmojë procesin, veçanërisht në fazën e zbatimit të pjesëve të caktuara të marrëveshjes eventuale.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You May Also Like

Lirohet ura mbi Liqenin e Ujmanit, vendoset KFOR-i

Protestuesit serbë kanë liruar urën mbi Liqenin e Ujmanit, ndërsa kanë zhvendosur…

Ukraina akuzon Rusinë për rrëmbimin e kryebashkiakut të Melitopolit

Ministria e Jashtme e Ukrainës ka akuzuar ushtarët rusë për rrëmbimin e…

Rama komenton deklaratat e Vuçiç: Nuk ka shanse për luftë, Kosova shtet i pavarur dhe demokratik. Serbia e humbi luftën

Në pjesën e fundit në Open në Top Channel kryeministri Edi Rama…

Presidentja Osmani në Deçan: Rast shumë i çuditshëm, të helmuarit u furnizuan nga dy burime uji

Presidentja Vjosa Osmani ka qëndruar sot në Deçan për të parë situatën…

A është ky treguesi i parë që Moska mund të jetë “duke zvogëluar synimet e luftës së saj në Ukrainë”?

Rajoni i Donbasit në Ukrainën lindore është fokusi kryesor tani, thotë Moska.…