Përfaqësuesi i Lartë i Bashkimit Evropian për Politikë të Jashtme i Bashkimit Evropian, Josep Borrell tha sot se çdo përpjekje për ta vënë në dyshim marrëveshjen e Ohrit është e kotë.

Borrell në një deklaratë për media para fillimit të Samiti të liderëve të BE-së tha se palët kanë rënë dakord, marrëveshja duhet të zbatohet dhe nuk ka vend për të vënë në mëdyshje.

“Do të flas për takimin e Ohrit dhe marrëveshjen ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

Dhe më lejoni të them se çdo përpjekje për të vënë në dyshim marrëveshjen është e kotë. Marrëveshja është rënë dakord, duhet të zbatohet dhe nuk ka vend për ta vënë në mëdyshje…”, tha Borrell para nisjes së Samitit të liderëve të BE-së.

Ai tha se marrëveshja është një tërësi dhe duhet të zbatohet nga të gjitha palët.

“Është një tërësi, duhet të zbatohet nga të gjitha palët, në mënyrë tërësore dhe ne do të ndjekim me vëmendje kush zbaton e kush jo.

Unë do t’i këshilloja që të mos targetojnë askënd, por të bëjnë punën e tyre”, tha shefi i Politikës së Jashtme të BE-së. 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You May Also Like

Radev paralajmëron: Nëse Petkov devijon nga interesi kombëtar bullgar për Maqedoninë, do të ketë krizë qeveritare

Presidenti bullgar, Rumen Radev ka theksuar se pret që Qeveria aktuale bullgare…

ASHAM: Hovi i Koronavirusit në fillim të majit me 1.100 të infektuar

Kryetari i ASHAM-it, Ljupço Kocarev informoi se së bashku me mr. Petar…

Anëtarësimet në BE me rregulla të reja, qëllim i vjetër

Komisioni i BE-se dëshiron ta ketë mirë me të gjithë: Edhe të…

Thaçi i shkruan Trumpit, paralajmëron marrëveshje me Serbinë

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, përmes një tweet’i në llogarinë e tij,…

Kurti: Kërkuam më shumë ushtarë të KFOR-it shkaku i bazave ushtarake serbe rreth Kosovës

Kryeministri i vendit, Albin Kurti, ka folur për kërkesën e tij që…