Mungesa e ujit të pijshëm në Mariupol ka arritur në një nivel kritik, ndërsa mungesa e higjienës mund të çojë në shpërthimin e kolerës, paralajmëron këshilltarit të kryebashkiakut, shkruan CNN.

Petro Andrushenko tha se qytetarët duhet të regjistrohen në zyrat përkatëse për të marrë ujë të pijshëm.

Ata mund të marrin ujë të pijshëm çdo dy ditë, tha zyrtari lokal.

Dëmet në Mariupol gjatë më shumë se dy muajsh nga bombardimet ruse ishin aq të rënda saqë shumica e shërbimeve bazë, si energjia elektrike, gazi dhe uji me tubacione, nuk janë rikthyer ende.

Andrushenko tha: “Sasia e ujit ishte e vogël më parë, por tani është ulur fare. Në të ardhmen, temperatura do të rritet, niveli i ujit do të bjerë dhe uji do të jetë më pak.”

Andrushenko tha se uji që ofrohet nuk mund të konsumohet pa u zier.

Megjithatë banorët e përdorin ujin ashtu siç është, pasi nuk kanë kushte për ta zier.

Andrushenko përsëriti paralajmërimet e tij për epidemitë për shkak të nivelit të lartë të plehrave dhe numrit të kufomave të varrosura në varre të cekëta në të gjithë qytetin.

“Ne presim kolerën ose ndonjë epidemi virale që lidhet me traktin gastrointestinal. Si rezultat i kushteve jo të mira të higjienës”, është shprehur zyrtari lokal i Mariupolit.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

You May Also Like

OBSH: COVID-19, dhjetë herë më vdekjeprurës sesa gripi H1N1

Koronavirusi i ri është dhjetë herë më vdekjeprurës sesa virusi përgjegjës për…

29 raste të reja me koronavirus në Maqedoni, në total 177

Ministria e Shëndetësisë njofton se deri në ora 12 janë shënuar edhe 29…

Agim Ismailoviq: Do të qëndroj deri në fund këtu, nuk jam as Gruevski as Mijallkov që të arratisem

Agim Ismailoviq në fjalën e tij pas shqiptimit të vendimit tha se…