Kryeministri italian, Mario Draghi ka dhënë dorëheqje, duke i dhënë fund një qeverie të unitetit kombëtar që shihej se ka pasur një mundësi të rrallë për të sjellë stabilitet dhe për të zhbllokuar potencialin ekonomik të vendit.

Në një deklaratë, zyra e presidentit Sergio Mattarella tha të enjten se Draghi do të mbetet në krye të qeverisë deri sa të zgjidhet pasuesi i tij. Mattarella tani pritet të shpërndajë parlamentin dhe të shpallë zgjedhje të parakohshme, raporton ft.

Koalicioni i unitetit kombëtar i Draghit, i krijuar në fillim të vitit të kaluar në thellësi të krizës COVID-19, u shpërbë të mërkurën pas një debati të egër parlamentar.

Ekonomia e tretë më e madhe e eurozonës përballet me sfida në rritje, duke përfshirë ngadalësimin e rritjes, inflacionin dhe kostot më të larta të huamarrjes.

“Pas debatit të djeshëm kam nxjerrë përfundimet e mia”, tha Draghi gjatë një paraqitje të shkurtër në dhomën e ulët të parlamentit përpara takimit me presidentin.

Në debatin parlamentar të mërkurën, Draghi akuzoi disa anëtarë të koalicionit të tij ndërpartiak se po përpiqeshin të përmbysnin axhendën e reformës dhe kërkoi që ata të riangazhoheshin për të.

Por dy parti të qendrës së djathtë – Liga e Matteo Salvinit dhe Forza Italia e Silvio Berlusconit – së bashku me Lëvizjen populiste Pesë Yjet e udhëhequr nga Giuseppe Conte bojkotuan votimin e besimit të Qeverisë.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

You May Also Like

Gjashtë të vdekur pas rrëzimit të një aeroplani në Alaska

Gjashtë persona kanë vdekur pasi një aeroplan u rrëzua në juglindje të…

Mickoski kërkon zgjedhje të parakohshme parlamentare

Lideri I VMRO-DPMNE-së Hristijan Mickoski sot ka kërkuar formimin e një qeverie…

Ministri ukrainas i Mbrojtjes thotë se forcat ruse kanë vrarë më shumë civilë sesa ushtarë ukrainasë

Forcat ruse kanë vrarë më shumë civilë ukrainasë sesa ushtarë në dy…

Dështon takimi i parë i fushatës së Presidentit Trump

Fushata e Presidentit amerikan Donald Trump e mbajtur në Tulsa tregoi se…