Nga Avni Halimi /

toka jonë një pëllëmbë sa fytyra jonë
e vogël ishte për të gjithë ata engjëj të lirisë
për të gjithë ata rojtarë të paftuar të rendit
aty ku shkelte këmba e hijes së gjallë
aty për shtatëqind pranvera më therra nuk mbinte
gërmadhat i mbuloi blerimi e yjet moren nga nje varr
pos kujtimit nuk patem gjë tjetër çka të hamë
shpirtin e mbanim të gjallë me kujtim dhe me pak ardhmëri
se mullinjtë na i kish rrëmbyer lumi e fortuna e zezë
dhe, ja tash, edhe engjëjt e lirisë po lidhen në pranga
rojtarët e paftuar të rendit i vrasin edhe kukavajkat e orëve të murit
qetësi totale, harresë absolute tredhje të trurit kërkojnë ata
te jësh rob i zotit të huaj në shtëpinë tënde pa kulm
nyje ta lidhish gjuhën shikimin t’ia falësh tokës
t’i bëshë vend diellit – të të zbresë në zverk të qafës
përderisa nuk të kalon dehja nga ekstrakti i lirisë
e, ik e ik, e ik e ik, e liria te ndjek pas – ndjekja e lirisë
është formulë e inercionit të shpirtit që e do dehjen
edhe atëherë kur mbështetet për muri
kur me shtatë gozhda mbërthehet në kryq rrebelohet
dhe flakë digjet për ekstrakt lirie ndaj shpërthen
shpërthen fluturimthi se e di që liria do ta ndjek pas

ku ngeli dimri
që ishte mplakur në shtratin tonë
orteku i belrimit
po na e miklonte shtatin lakuriq
të falem pikturë që më mbajte të gjallë
dhe ti fantazmë gjarpër i shpirtit
që tash më je mbështjellë rreth qafe

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You May Also Like

Mbi origjinën ilire të gjuhës shqipe

Kumtesa e mbajtur në vitin 1982 në Beograd nga dr. Idriz Ajeti,…

Shqiptari Fetah Efendiu sipas dokumenteve të UDB-ës jugosllave

Pas vdekjes së Ataullah Hoxhës (dhjetor të vitit 1946), për udhëheqës të…

Mohamed Salmawy: Një film për mbretin shqiptar të Egjiptit, Mohamed Ali

Më shumë se 3 shekuj më parë, një familje nga Zëmblaku i…

Biografi për të famshmin Ali Pashë Tepelena

Nga Aurenc Bebja/ “La Quotidienne” ka botuar, të shtunën e 29 nëntorit…

Përshkrimi i udhëtimit të udhëpërshkruesit të njohur gjerman: Johann Georg von Hahn gjatë vitit 1858, nëpër trevat shqiptare të Leskocit

Serbët e shkruajnë se Hahn, kishte shprehur shumë interesim për ti vizituar…