Sot, më 27 mars 2023, Maqedonia e Veriut shënon tre vjetorin e anëtarësimit në aleancën më të madhe ushtarako-politike në botë, NATO.

Me këtë rast në kazermën “Ilinden” në Shkup duhet të mbahet ceremoni qendrore, në të cilën janë paraparë fjalime të kryeministrit Dimitar Kovaçevski, ministres së mbrojtjes Slavjanka Petrovska dhe shefit të Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë Vasko Gjurçinovski.

Pjesë e festës do të jenë edhe disa ushtrime dhe aktivitete demonstruese të Ushtrisë, duke përfshirë një mbikalim të avionëve në kuadër të misionit “Air Policing”.

Në organizim të Ministrisë së Jashtme, në Klubin e Deputetëve do të mbahet “Mëngjesi i NATO-s” tradicional, me pjesëmarrjen e trupit diplomatik. Me këtë do të nisin zyrtarisht Ditët e NATO-s në vend, të cilat do të zgjasin deri më 4 prill.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You May Also Like

Kroacia merr masa për virusin, në stadiumin e Zagrebit po vendosen shtretër të spitaleve

Autoritetet në Kroaci kanë filluar të vendosin shtretër të spitaleve në stadiumin…

Amerika mirëpret vendimin e Kosovës për ta pranuar propozimin e BE-së

Ambasadori i ShBA-së në Kosovë, Jeffrey Hovenier, ka deklaruar se mirëpresin vendimin…

Shënohet viktima e parë nga koronavirusi në RMV

Ministri i Shëndetësisë në konferencën e sotme për shtyp njoftoi se në…

Vritet truproja e mbretit të Arabisë Saudite, Salman bin Abdulaziz Al Saud

Televizioni shtetëror në Arabinë Saudite ka lajmëruar se një nga truprojet kryesore…

Hetuesit rus hapin një rast të ri penal kundër Alexei Navalnyt

Komiteti Hetues i Rusisë njofton se ka hapur një çështje penale kundër kritikut të…