Qeveria e Maqedonisë së Veriut ka miratuar vendimin për t’i hequr shtetësinë maqedonase oligarkut ukrainas, Oleksandr Onyshchenko.

Ai ishte pajisur me shtetësinë maqedonase më 31 maj të vitit 2021, bazuar në “dosjen e pastër”, me propozim të Federatës së Sporteve me Kuaj, ndërsa mendim pozitiv kishin dhënë Agjencia për Rini dhe Sport, Komiteti Olimpik maqedonas dhe Agjencia e Sigurisë Kombëtare (ANB).

Por, dhënia e shtetësisë maqedonase shkaktoi reagime të shumta, pasi Onyshchenko është arratisur nga drejtësia në Ukrainë dhe është i sanksionuar nga Shtetet e Bashkuara.

Onyshchenko, i cili u pasurua nga biznesi i gazit, është në arrati që nga viti 2016, pasi ndaj tij u hap një hetim në Ukrainë për korrupsion dhe pastrim parash.

Ai është futur në listën e sanksioneve SHBA-së më 2021, për shkak se ishte pjesë e një rrjeti rus që kishte ndërhyrë në zgjedhjet amerikane.

Onyshchenko ka edhe shtetësi ruse.

Pas reagimeve në opinion, Qeveria maqedonase kërkoi sqarime nga Ministria e Punëve të Brendshme dhe Agjencia e Sigurisë Kombëtare (ANB) lidhur me rekomandimin që kishin dhënë për pajisjen e Onyshchenkos me shtetësi maqedonase.

Në një seancë të komisionit parlamentar për mbikëqyrjen e punës së ANB-së, drejtori Viktor Dimovski pranoi se gjatë dhënies së mendimit pozitiv, janë bërë “lëshime të sigurisë”.

“Faza e fundit e verifikimit, konsultimi me partnerët e NATO-s nuk është bërë dhe është faji i një individi”, deklaroi Dimovski më 18 nëntor.

Oligarku ukrainas, Oleksandr Onyshchenko, ishte deputet në Parlamentin e Ukrainës në vitin 2012 nga Partia e Rajoneve të ish-presidentit pro-rus, Viktor Yanukovych.

Pas ndërrimit të Qeverisë ukrainase në vitin 2014, ai u bë partner biznesi me presidentin e atëhershëm ukrainas, Petro Poroshenko, deri në vitin 2016, kur Komisioni ukrainas kundër korrupsionit hapi lëndë kundër tij. Më pas, Onyshchenko arriti të strehohej në Spanjë. Por, meqë autoritetet spanjolle kishin vendosur ekstradimin e tij bazuar në fletë-arrestin ndërkombëtar, ai arriti të strehohej në Gjermani, pasi Qeveria gjermane refuzoi kërkesën e Ukrainës për ekstradim. /VOA

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You May Also Like

Biden thotë se po zhvillohen “diskutime” për zgjatjen e mundshme të evakuimit nga Afganistani

Presidenti Joe Biden tha të dielën se evakuimi i amerikanëve, afganëve në…

“Janë siguruar video-incizime”, Prokuroria prononcohet rreth vrasjes në Çair

Nga Prokuroria thonë se mbrëmjen e djeshme kanë kryer inspektim në Çair,…

Aleanca pritet ti ketë 30 mijë vota më shumë se BDI-ja

Shkruan: Besnik Halimi Zgjedhjet e 12 Prillit  si duket kanë vendosur në…

Radev: S’do lejojmë shkeljen e të drejtave të bullgarëve në Maqedoninë e Veriut

Presidenti i Bullgarisë, Rumen Radev në takim me homologun e tij austriak,…

Zv/kryeministri dhe ministrat serbë heqin flamurin e Kosovës nga zyrat e tyre (FOTO)

Zyrtarë nga Lista serbe, kanë nisur të sfidojnë shtetin e Kosovës, edhe…