Qeveria e Maqedonisë së Veriut në mbledhjen e fundit e obligoi Ministrinë e Financave me ribalanc të Buxhetit për këtë vit të sigurojë mjete për blerjen e hapësirave në të cilat do të vendoset misioni në selinë e re të NATO-s në Bruksel.

“Në mbledhjen e rregullt të 151-të, Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut, me propozim të Ministrisë së Punëve të Jashtme, e shqyrtoi dhe miratoi Informatën dhe propozimin e ri për vendosje hapësinore të Misionit të Republikës së Maqedonisë së veriut në selinë e re të NATO-s në Bruksel me anë të blerjes. Në pajtim me vendimet e sjellura rreth kësaj pike, Qeveria e RMV-së e detyroi Ministrinë e Financave që me ribalancin e buxhetit për vitin 2019 të sigurojë mjete buxhetore në shumë prej 3.116.000 euro, prej të cilave 2.316.000 euro për pagesë të njëfishtë ndaj NATO-s në emër të blerjes së hapësirave për Misionin e RMV-së pranë NATO-s, ndërsa 800.000 euro për adaptime për pagesë në këste, me ç’rast me buxhetin e ri për vitin 2020 të sigurojë mjete buxhetore në shumë prej 500.000 eurove për përfundim të pagesës në emër të adaptimeve, si dhe 120.000 euro për shpenzime komunale për vitin 2020, përfshirë edhe 7.000 euro për shpenzime për mirëmbajtje të pajisjes së TI-së për vitin 2020”, kumtoi shërbimi qeveritar për shtyp në Shkup.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

You May Also Like

Në Podgoricë mbledhje e parë e përbashkët e qeverive të Maqedonisë së Veriut dhe Malit të Zi

Qeveritë e Maqedonisë së Veriut dhe Malit të Zi, sot në Podgoricë…

Plani rus për ‘pushtimin’ e Ballkanit – si u kapën agjentët e Vladimir Putinit në Greqi që spiunonin NATO-n?

Mbrëmjen e 18 marsit shërbimet sekrete greke u informuan për rastin e…

Derisa çdo ditë regjistron bashkësi të reja islame, gjykata sërish refuzoi regjistrimin e “Kishës së Vranishkovskit”

Gjykata e Apelit në Shkup e ka refuzuar ankesën e Arqipeshkvisë Ortodokse…

Klinaku, Vuçiqit: Hapni arkivat për krimet dhe masakrat që i keni bërë ndaj shqiptarëve

Kryetari në detyrë i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare…

Kanadaja e gatshme të hapë dyert për një milion emigrantë

Kanadaja renditet ndër të parat vende në botë për cilësinë e jetës…