Sot në Pragë, në prani të kryeministrit Dimitar Kovacevski dhe kryeministrit të Ukrainës, Denis Shmyhal, u nënshkruan solemnisht vendimet, duke plotësuar dhe rishikuar Marrëveshjen ekzistuese të Tregtisë së Lirë ndërmjet Maqedonisë së Veriut dhe Ukrainës, me qëllim të lehtësimit të tregtisë së lirë dhe sigurimin e ushqimit midis dy vendeve.
Vendimet janë nënshkruar nga ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave, Ljupço Nikollovski dhe zv. ministrit të Zhvillimit Ekonomik dhe Tregtisë së Ukrainës, Taras Kaçka.

Në takimin ku mori pjesë edhe ministri i Punëve të Jashtme Bujar Osmani, kryeministri Kovaçevski edhe një herë konfirmoi qëndrimet e Maqedonisë së Veriut për mbështetjen e fortë dhe të qartë për vendin dhe popullin ukrainas, për pavarësinë, sovranitetin dhe integritetin territorial të saj.

Kryeministri Denis Shmahil falënderoi delegacionin Maqedonisë së Veriut mbështetjen e madhe që vendi i jep Ukrainës.

Në biseda, kryeministri Kovaçevski ka treguar se aderimi në aktivitetet dhe politikat e BE-së dhe botës demokratike, për ne si shtet do të thotë të qëndrojmë në anën e duhur, në momentin e duhur.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You May Also Like

Guvernatori rus akuzon Ukrainën për sulmin ndaj një depozite nafte

Guvernatori rajonal i qytetit rus Belgorod ka akuzuar ushtrinë ukrainase se ka…

Anëtarësimi në NATO, edhe katër vende duhet ta ratifikojnë protokollin

LSDM informon se pasojnë edhe katër ratifikime nga shtetet të tjera anëtare…

Kryeministri i Malit të Zi: Ky është paralajmërimi i fundit

Kryeministri i Malit të Zi Dushko Markoviq paralajmëroi Mitropolitin Amfilohije të mos…

Qytetarët të revoltuar për shkak të çmimeve të larta të karburanteve

Reagimet e ashpra të opinionit për rritjen e vazhdueshme të çmimit të…

Ministrja bullgare: Zjarri dhe jo rruga arsyeja kryesore e numrit të madh të viktimave

Ministrja për zhvillim rajonal në Bullgari, Violeta Komitova, ka deklaruar se pjesa…