Gjatë 24 orëve të fundit, në Maqedoninë e Veriut kanë vdekur 18 persona si pasojë e COVID-19 si dhe janë shënuar 50 raste të reja.
Në njoftimin e Ministrisë së Shëndetësisë thuhet se të shëruar janë 81 pacientë duke e quar numrin e përgjithshëm të të shëruarve në 147,381.
Numri i përgjithshëm i personave të diagnostikuar me COVID-19 që nga fillimi i epidemisë është 155,217, , numri i vdekjeve është 5,387 dhe numri i rasteve aktive është 2,449.