Të enjten në Komisionin për Çështje të Rregullores, Imunitetit dhe Mandatit do të shqyrtohet mundësia e heqjes së mandatit të deputetit në arrati Nikolla Gruevski. Mungesa e tij gjashtë mujore pa arsye, plotëson kushtin ligjor për heqjen e mandatit të deputetit. Kryetari i Komisionit amë Pavle Bogoevski, mandatin e azilantit Gruevski e vendosi në rend të ditës në seancën e së enjtes. Por, nga LSDM-ja thonë se ende nuk dihet se a do ta udhëheq ai seancën apo zëvendësja e tij, Snezhana Kaleska-Vançeva.

Unë vlerësoj se edhe vetëdija e opozitës është ngritur pas zgjedhjeve të fundit për të vepruar në mënyrë konstruktive. Por, nëse i kanë argumentet e vërteta për mbrojtjen e heqjen legjitime të mandatit të Gruevskit, atëherë pajtohem për debat – deklaroi Hari Lokvenec, deputet i LSDM-së.

Nëse kërkesa për mandatin merr dritë jeshile në Komision, më pas kalon në seancë plenare, ku duhet të votojnë 80 deputetë. Nëse kjo arrihet, sipas KSHZ-së kandidati i radhës që do ta zëvendësoj Gruevskin nga lista e VMRO DPMNE-së dhe koalicionit të njësisë zgjedhore numër 4, do të jetë Gjoko Kamçev.

Të presim deri nesër, ne nuk jemi koordinuar për këtë çështje të shohim çfarë do të sjell dita e nesërme. Qëndrimi im personal është se unë nuk mund t’i marr askujt diçka që nuk i kam dhënë – u shpreh Emil Dimitriev, Deputet i VMRO DPMNE-së.

Por, përveç votave të shumicës, për të arritur 2/3 duhet përkrahja edhe e grupit të pavarur të 8 ish-deputetëve të VMRO-së dhe të opozitës shqiptare. Kurse, nga partia e BDI-së mbështesin heqjen e mandatit të Gruevskit.

Nuk kam asnjë lloj pritshmërie tjetër, përveç se presim që BDI-ja do të përkrah heqjen e mandatit të deputetit Gruevski. Do të shohim nesër se cilat do të jenë kërkesat e tyre – u shpreh Artan Grubi, Deputet i BDI-së.

Gjashtë muaj më parë, ndonëse në mungesë të partisë opozitare të VMRO-DPMNE-së, me 62 vota “pro”, u votua për heqjen e imunitetit të deputetit Gruevskit, i cili u arratis dhe mori azil në Hungari. Kuvendi atëherë pranoi rekomandimin e Komisionit amë pas kërkesës së gjykatës për shkak të caktimit të masës së paraburgimit për lëndët e Prokurorisë Speciale. Ish kryeministri Nikolla Gruevski është i dënuar me 2 vjet burg për lëndën “Tanku”, ndërsa për rastet “Trajektorja”, “TNT”, Titanik” dhe “Dhuna në Qendër”, gjykohet në mungesë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You May Also Like

Muhamedi: Bombat, me rëndësi për rastin “Monstra”, “Lagja e Trimave” dhe “Harun Aliu”

Analisiti Nijazi Muhamedi në një deklaratë për Alsat, tha se bisedat e…

Grupi i Kumanovës ngre në këmbë MPB-në e Maqedonisë së Veriut

Pjesëtarët e “Grupit të Kumanovës” të cilët janë të dënuar për ngjarjet…

Ekskluzive: Paraqiten rezultatet e hetimeve ndërkombëtare për rastin te Liqeni i Smilkovës

Momente të reja janë paraqitur në hetimet e pavarura ku janë kyçur…

Nëna e El Chekës: Më therrën me thikë dhe grisën foton e Almirit (VIDEO)

Para fillimit te protestave kunder BDI-se ne Shkup, ka ndodhur disa incidente…

Afrim Gashi: Do të angazhohemi për rroga më të larta në arsim dhe pushim pranveror për nxënësit

Kryetari i AlternAtivA-s, Afrim Gashi, fushatën parazgjedhore për zgjedhjet e 15 korrikut…