Anëtari i Kryesisë së Lidhje Demokratike të Kosovës, Shkëmb Manaj, ka adresuar një sërë kritikash ndaj Lëvizjes Vetëvendosje në 100 ditë qeverisje.

Manaj në Info Magazine deklaroi se Qeveria gjatë 100 ditëve ka ndërhyrë në të gjitha institucionet e pavarura teksa sipas tij ua bënte gjyqin në Kuvend, njofton Klankosova.tv.

“Gjatë 100 ditëve në pushtet ka pas ndërhyrje në të gjitha institucionet e pavarura kushtetuese dhe ka pas fushatë të egër ndaj këtyre institucioneve duke ua bërë gjyqin publik edhe funksionarëve publik në Kuvend të Republikës së Kosovës dhe kjo po ndodhë për herë të parë sepse Kuvendi i Republikës Kosovës nuk mund t’ju bëjë gjyq publik komisioneve parlamentare dhe nuk mund ta bëjë as ndaj funksionarëve publikë e pastaj t’i shkarkojnë”, tha Manaj.

“E kemi vendimin për shkarkimin e kryetares së KQZ-së. Sot e kemi vendimin për Këshillin e Pavarur Mbikëqyrës të Shërbimit Civil – sot janë shkarkuar pesë anëtarë të këtij këshilli dhe nëse duhet të shkarkohet dikush duhet të ketë arsyetim të veçantë dhe votim të veçantë”.

Manaj tutje tha se Qeveria Kurti nuk e ka menaxhuar mirë pandeminë COVID-19 dhe ka dështuar në planin e vaksinimit të qytetarëve ndaj virusit.

“Ne vlerësojmë që gjatë këtyre 100 ditëve Qeveria Kurti nuk e ka bërë menaxhimin më të mirë, jemi vendi i vetëm në Evropë me më së paku të vaksinuar dhe kemi pak vaksina. Ne nuk dëshirojmë që qeveria të dështojë në menaxhimin e pandemisë dhe gjithmonë kemi kërkuar vetëm të shtohet numri i vaksinave”.

“Në luftimin e pandemisë dhe në menaxhimin më të mirë duhet të bëhemi pozitë e opozitë bashkë. Në vlerësimin tonë pos mungesave të vaksinave nuk është respektuar as protokolli I vaksinimit të qytetarëve ndaj COVID-19”.

Mes tjerash Manaj tha se qeveria ka bërë hapa prapa sa i përket drejtësisë.

“Ne si LDK konsiderojmë që VV-ja dhe qeveria aktuale ka bërë hapa prapa në aspektin e drejtësisë pasi dihet se edhe vetë ministrja e drejtësisë ka pas akuzë aktive dhe nuk kam dëgjuar askund në botë se një ministri i drejtësisë mund të mbajë detyrën dhe të shkojë pasdite në seancë për akuzën”.

“Edhe ministrja e Drejtësisë edhe ministri i infrastrukturës kanë aktakuzë aktive ka edhe shume deputetë të VV-së që kanë akuza aktive dhe mbajnë detyrat gjë që nuk do duhej të ndodhte”, tha Manaj.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You May Also Like

“Mosparaqitja e Ahmetit dhe Grubit si dëshmitarë, vulosi dënimet e përjetshme për herë të dytë”

Gjykata e Apelit në Shkup sot ka konfirmuar vendimin e Gjykatës Themelore…

Bugajski: Nëse rishikohen territoret në Kosovë, shqiptarët e Maqedonisë mund të kërkojnë bashkim me Shqipërinë

Ndërsa pandemia e koronavirusit shqetëson Uashingtonin, administrata e Trump pa dashje po…

Kurti i publikon me emra e foto: Vrasja e Aganit u urdhërua nga këta dy persona

Faton Kurti, kryetar i Republikanëve të Kosovës, ka thënë se vrasja e…

Hallaçi: Kërkoj zbardhjen e rastit të Kumanovës

Ju bejë Apel te gjithë Shqiptarve mbarë kombëtarë për hirë se vertetës…

Avokatja e Grupit të Kumanovës: Qeveria e Albin Kurtit do t’i lirojë djemtë tanë!

Kërkesa për hetim ndërkombëtar të rastit të Lagjes së Trimave të Kumanovës…