Mali i Zi ka vendosur të mos i strehojë qëtetarë afganë që pritet të largohen nga vendi i tyre.

Lajmin e bëri të ditur ministria e Jashtme e Malit të Zi në një deklaratë për mediat njoftoi se ky shtet nuk është i detyruar që të pranojë qoftë edhe përkohësisht afganët të cilët ndihmuan forcat aleate.

Mali i Zi ka mbështetur thirrjen e Departamentit Amerikan të Shtetit që të gjithë ata që duan të largohen nga Afganistani të lejohen ta bëjnë këtë, duke përfshirë nevojën që rrugët, aeroportet dhe pikat kufitare të mbeten të hapura.

Ministria e Jashtme malazeze thekson se, si një vend që ishte pjesë e misionit të NATO -s në Afganistan (ISAF dhe Mbështetje e Përcaktuar), Mali i Zi i kushton vëmendje të veçantë situatës, mbështet përpjekjet dhe u bashkohet thirrjeve të bashkësisë ndërkombëtare për të siguruar dalje të sigurt nga vendi për forcat aleate si dhe për banorët e Afganistanit.

Mali i Zi, në këtë fazë, nuk do të pranojë refugjatë afganë siç thuhet në mënyrë arbitrare në disa media, përfundon deklarata e Ministrisë së Punëve të Jashtme të Malit të Zi.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You May Also Like

“Mosparaqitja e Ahmetit dhe Grubit si dëshmitarë, vulosi dënimet e përjetshme për herë të dytë”

Gjykata e Apelit në Shkup sot ka konfirmuar vendimin e Gjykatës Themelore…

Bugajski: Nëse rishikohen territoret në Kosovë, shqiptarët e Maqedonisë mund të kërkojnë bashkim me Shqipërinë

Ndërsa pandemia e koronavirusit shqetëson Uashingtonin, administrata e Trump pa dashje po…

Kurti i publikon me emra e foto: Vrasja e Aganit u urdhërua nga këta dy persona

Faton Kurti, kryetar i Republikanëve të Kosovës, ka thënë se vrasja e…

Hallaçi: Kërkoj zbardhjen e rastit të Kumanovës

Ju bejë Apel te gjithë Shqiptarve mbarë kombëtarë për hirë se vertetës…

Avokatja e Grupit të Kumanovës: Qeveria e Albin Kurtit do t’i lirojë djemtë tanë!

Kërkesa për hetim ndërkombëtar të rastit të Lagjes së Trimave të Kumanovës…