Ministria e Punëve të Brendshme (MPB) të Malit të Zi njoftoi se ka ngrirë 44 prona të 34 qytetarëve rusë, sanksionet e të cilëve ishin vendosur më parë.

Në një deklaratë të qeverisë thuhet se sot kanë bërë “hapin e parë” në “vijën e përputhshmërisë 100 për qind të Malit të Zi me politikën e jashtme dhe të sigurisë të Bashkimit Evropian”.

“Për 44 pasuri të paluajtshme, Administrata për Kadastër dhe Pronë Shtetërore ka marrë vendime përkatëse të cilat kufizojnë disponimin me pronë në Mal të Zi për këta persona”, thuhet në njoftim.

Mali i Zi raportohet se është duke i përmbushur me vendosmëri detyrimet që i ka vendosur komuniteti ndërkombëtar për marrjen e masave shtrënguese ndaj Rusisë.

Ndryshe, Serbia është i vetmi vend i rajonit që nuk i ka vendosur sanksione shtetit rus.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

You May Also Like

Një muaj paraburgim për dy persona që merreshin me fajde në Prizren

Gjykata Themelore në Prizren, Departamenti i Përgjithshëm, ka caktuar 30 ditë paraburgim…

Partitë drejt zgjedhjeve, të vetme apo në koalicione?

Shumica e partive politike në Kosovë, të cilat pritet të garojnë në…

Kurti: Nuk duhet të vonojmë në shpalljen e zgjedhjeve të reja, kemi shumë punë

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti ka thënë se nuk duhet vonuar…

Ishte raportuar si i zhdukur, gjendet pa shenja jete 36 vjeçari nga Peja

Policia e Kosovës ka njoftuar se është gjetur pa shenja jete 36…

Grabitësit e farmacisë në Çair të pakapshëm për policinë

Policia është në kërkim të autorit i cili mbrëmë grabiti një barnatore…