Presidenti i Francës, Emanuel Makron, është shprehur i gatshëm të jetë nikoqir i përfaqësuesve të RMV-së dhe Bullgarisë, “kur të vijë koha”, për t`i ndihmuar Shkupin dhe Sofjen të arrijnë marrëveshje dypalëshe që do të mundësonte përfundimisht të hapen negociatat për anëtarësim të RMV-së në BE.

“Franca tashmë disa javë kërkon zgjidhje për kontestin midis dy vendeve fqinje” – ka njoftuar Pallati i Elyzesë pas bisedave të mbrëmshme telefonike të Presidentit Macron me Kryeministrin e RMV-së, Dimitar Kovaçevski dhe Presidentin bullgar, Rumen Radev.

Në komunikatë gjithashtu thuhet se Makroni në bisedat telefonike ka dhënë mbështetje të plotë për arritjen e marrëveshjes midis dy vendeve, që do të kontribuonte për fqinjësi të mirë dhe do ta përforconte perspektivën evropiane të RMV-së.

Bullgaria vazhdon ta bllokojë aderimin e RMV-së drejt BE-së që nga Nëntori 2020 për shkak të kontesteve që lidhen me gjuhën dhe historinë.

Në vitin 2019, Presidenti francez Macron, bashkë me dy vende anëtare të BE-së, vendosi veto për hapjen e negociatave aderuese të RMV-së dhe Shqipërisë, duke vlerësuar se nuk janë plotësuar kushtet për zgjerimin e BE-së me këto dy vende.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

You May Also Like

VIDEO / Alajdin Demiri vs Muhamed Zeqiri

Rrjeteve sociale po qarkullon një pjesë e emisionit debativ të TV 21…

Trefishohen në 5 muaj kalimet e parregullta të emigrantëve për në BE nëpërmjet Ballkanit Perëndimor

Rruga e Ballkanit Perëndimor po shërben si një nga rrugëkalimet më të…

Në Tetovë gjenden plantacione kanabisi, policia po heton rastin

Sektori për Punë të Brendshme Tetovë informon se më 03 gusht 2021…

Apeli për dialog i BE-së, Rama: Plotësisht dakord

Menjëherë pasi BE bëri apel që palët politike të dialogojnë në të…

VMRO dhe BDI bëhen bashkë për vjetërsimin e lëndëve të PSP-së

Deputetët e BDI-së përsëri bëhen bashkë me deputetët e VMRO-DPMNE-së për të…